Buxheti 2019/ Ahmetaj: 519.4 miliardë lekë shpenzime publike

13/11/2018 - 13:06

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, totali i shpenzimeve publike në projektbuxhetin e vitin 2019 është planifikuar në vlerën e 519.4 miliardë lekë ose 29.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Duam që të projektojmë një rritje pagash në shëndetësi, rritje kjo prej 7%. Gjithashtu në rritje prej 7% planifikohet edhe në arsim. Ndërsa mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 10-19% dhe një rritje prej 20% për diplomatët”, tha Ahmetaj.

Krahas kësaj, tha ministri, në totalin e shpenzimeve planifikohet kostoja e reformës në Drejtësi, për akomodimin e pagave të reja të institucioneve aktuale të sistemit të drejtësisë si dhe, akomodimi i institucioneve të reja të krijuara për mbështetjen e kësaj reforme.

“Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 80.6 miliardë lekë ose 4.6% e PBB”, tha Ahmetaj.

Ministri shpejgoi se, shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 41.7 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, për të përballuar një rritje të mundshme të normave të interesit nga 1 pikë përqindje në 2 pikë përqindje.

Kreu i Financave theksoi se, për rritjen e performancës së shërbimit që ofron arsimi parashkollor, fondet për pagat e edukatoreve do të rriten me 9.1% në raport me 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki, do bëhet me një formulë që mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve (fëmijëve 3-6 vjeç) përfitues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një deklaratë për mediat, investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgj

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjes.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, tregon sesi sipas tij, kostoja e rrugës Mil

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata m