Buxheti 2019, Ahmetaj: Rritje pagash për mbi 65 mijë të punësuar

03/12/2018 - 19:55

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë foli për miratimin e buxhetit të vitit 2019 nga mazhoranca sot në Kuvend.

Ministri Ahmetaj tha se me buxhetin e ri do ketë rritje pagash në të gjithë sektorët kryesorë dhe përfitojnë mbi 65 mijë të punësuar.

Buxheti financon reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kemi nisur së bashku dhe sot po japin frytet për rritjen e pagave. Rritja e pagave është në të gjitha sektorët  si dhe rritje konsumit me një nivel prej 3%. Në vitin 2013 flamuri i betejës ishte tatimi progresiv. Pra kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe në po e thellojë progresivitetin nga punësimi. Siç e theksova lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës së arsimtarët do shkojë në 40%. Tek Mbrojtja kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë.

Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë do marrë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë. Shqipëria do jetë me rritjen e pagave më të larta në rajon.”- tha Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, në të cilën prezantoi raportin e BSH për 2018-n, guvernatori Gent Sejko iu përgjigj

Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në

Nuk do të jenë më turqit ata që do të marrin përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sikurse ishte deklaruar një vit më parë me entuzi

Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur

Banka Botërore ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se detyrimet potenciale që mund të lindin nga Partneritetet Publike Privat