CEZ, nën administrimin e qeverisë

09/01/2013 - 11:13

TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë, këtë të mërkurë, hapin e parë zyrtar, që rikthen kompaninë e shpërndarjes CEZ nën administrimin e qeverisë. 

Bordi i komisionerëve të ERE-s do të miratojë një rregullore, që i hap rrugë emërimit të një administratori shtetëror në krye të kompanisë CEZ. 

Burime thonë se rregullorja do të përcaktojë me hollësi, kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që do të ketë administratori i emëruar nga Enti dhe bazën ligjore, mbi të cilën ai do të drejtojë kompaninë e shpërndarjes.

Ndonëse kjo masë e Entit përcaktohet në ligj si e domosdoshme, përpara se të merret vendimi për licencën e CEZ, duket se qeveria ka filluar tashmë zyrtarisht procedurat e ndarjes me kompaninë çeke.

Ende nuk dihet se cili do të jetë emri i administratorit shtetëror, që pas 20 janarit pritet të marrë drejtimin e kompanisë së shpërndarjes. Burimet thonë se deri tani nuk përflitet ndonjë kandidaturë.

Por, ajo që dihet është se emri i tij do të bëhet publik para 17 janarit, datë në të cilën Enti do të zyrtarizojë vendimin përfundimtar mbi licencën e CEZ, që gjithsesi pritet të mos ketë surpriza.

Pas konflikteve të zgjatura, që kulmuan në fundit e vitit që lamë pas, qeveria dhe kompania çeke po shkojnë drejt fundit të hidhur, pas një eksperimenti të dështuar tri-vjeçar, që e kaloi monopolin e shpërndarjes së energjisë te privati.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka mbledhur online Këshillin e Investimeve për t’i informuar për Rimëkëmbjen ekonomike p

Do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore deri 14 milionë lekë deri në vitin 2029.

Skemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenaxhimin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet shoqër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.

Mesazhi se janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht n

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri