Çmimet e naftës ulen edhe me 5 lekë për litër, por kalon e 12-a më e shtrenjtë në botë

10/01/2019 - 09:36

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit. Në pikat e tregtimit me pakicë në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë për litër më pak, duke e çuar rënien totale në 10 lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh në vend, një litër naftë tregtohet me 172 lekë dhe një litër benzinë me 173 lekë, nga 182-183 lekë që arritën çmimet e karburanteve në fund të muajit tetor, kur dhe nafta në bursa u ngjit për pak ditë në 80 dollarë për fuçi. Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend e shet një litër naftë me 171 lekë dhe benzinën me 172 lekë. Në pikat e tregtimit të GEGA, nafta dhe benzina tregtohen me rreth 170 lekë.

Në Shqipëri, nafta ka zbritur sërish në nivelet e fillimit të 2018-s, pasi ishte rritur dy herë përgjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në tetor, me përkatësisht nga 5 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se rënia e çmimeve është reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku nafta pasi zbriti në 50 dollarë për fuçi, në fund të dhjetorit aktualisht po tregtohet me 60 dollarë për fuçi.

Pavarësisht rënies, çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kaluar ndër më të shtrenjtat në botë. Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, benzina në Shqipëri është 1.48 euro për litër, e 12-a më e shtrenjtë në botë, pas shteteve që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne: si Hong Kongu, Monako, Holanda, Italia, Greqia. Shqipëria bën përjashtim nga rregulli i përgjithshëm që konstaton Global Petrol Price: “Në përgjithësi, vendet më të pasura kanë çmime më të larta ndërsa shtetet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime në mënyrë domethënëse më të ulëta”.

Ndërsa në raport me të ardhurat për frymë, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë. Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Taksat e larta që paguajmë për naftën, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit, janë arsyeja kryesore për shtrenjtësinë e saj. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40 lekë për litër. Krahas kostos që e paguajnë tek çmimet e karburantit përmes taksës së qarkullimit, shqiptarët po paguajnë dhe për rrugët që kanë filluar të jepen me koncesion, ku e para ishte Rruga e Kombit  me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët dhe pas saj, projekti është për të dhënë me koncesion rrugën me trafik më të lartë në vend, Tiranë-Durrës.

Krahas shtrenjtësisë, ajo që lë për të dëshiruar është dhe cilësia e saj. Ekspertët pohojnë që një nga arsyet se pse janë rritur makinat që nxjerrin tym të zi lidhet me cilësinë e karburantit që tregtohet tek ne. http://www.monitor.al/pse-makinat-po-nxjerrin-tym-te-zi-3-arsyet-dhe-rekomandimet-e-eksperteve/

Nafta në botë

Aktualisht, sipas Financial Times, nafta po tregtohet me 60$ për fuçi. Çmimi i tregtimit të naftës ka rënë me gati 13% në harkun kohor të një viti.  Çmimi i naftës ka variuar nga 49 dollarë, nivel që e kapi në javën e tretë të dhjetorit, deri në 86 dollarë për fuçi.

Pritshmëritë e OPEC për çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare janë optimiste. Deri në pranverë pritet që çmimi për fuçi i naftës të luhatet në 70$ për fuçi.

/MONITOR/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ndryshim ligjor që ka hyrë në fuqi së fundmi u kërkon bizneseve të deklarojnë në zyrat rajonale tatimore të gjitha llogaritë bankare

Kategoritë e punonjësve për efekt të deklarimit, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore Tatimpaguesit, persona juridikë

"Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi konte

Edhe për vitin 2018, importet e akulloreve kanë shënuar sërish rritje.

Monedha e Eurozonës është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë, duke mbetur në kuotën e 121.2 lekëve sikurse dje.

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm.

Shqipëria me të 3 rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat p

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot serinë më të re të kartëmonedhave shqiptare.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të pu

Librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjta këtë vit.