Ç’po ndodh me valutën? Kriza politike “rrëzon” euron, jo lekun

13/06/2019 - 13:48

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke u nënçmuar në raport me valutat kryesore.

Por në Shqipëri po ndodh e kundërta. Kriza politike, që ka mbërthyer vendin prej muajsh dhe që sa vjen e po bëhet më e fortë dhe pa rrugëdalje në horizont, nuk po ndikon monedhën vendase, po atë të përbashkët.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti këtë javë nën 122 lekë, për herë të parë që nga gushti I vitit 2008. Sot, një euro u këmbye me 121.98 lekë, me një rënie prej 0.02 lekësh në raport me ditën e mëparshme dhe duke u luhatur afër niveleve më të ulëta të 11 viteve.

Prej fillimit të muajit qershor, euro është nënçmuar me 0.65 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se krahas ofertës së shtuar të euros, një dukuri që po konstatohet prej rreth tre vitesh për shkak të prurjeve që vijnë nga aktivitetet informale dhe turizmit, një tjetër faktor që po ndikon në tendencën rënëse të monedhës së përbashkët është qarkullimi i dobët i lekut.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja gjithsej, në prill ishte 1.27 trilionë lekë, duke shënuar rënie për tre muaj radhazi, me përjashtim të muajit janar. Tkurrja më e lartë ishte në prill, me 6 miliardë lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se konsumi është i frenuar në pritje të zhvillimeve politike, sidomos kjo për blerjet e mëdha, ndërsa dhe bizneset kanë lënë në pritje planet e tyre për investime.  

Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbre

Nëse avioni juaj vonohet më shumë se tre orë, keni mundësinë që të kërkoni kompensim, teksa kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen që

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e