Denaj: Amnistia fiskale miratohet këtë sesion

13/06/2020 - 18:24

Emetimi i eurobondit të Shqipërisë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, arriti një normë interesi të ulët për rajonin për shkak të trajektores së ulët të borxhit në 2019-n, vit që vendi ynë u godit nga tërmeti, ndërsa interesi dhe pyetjet e investitorëve lidheshin me axhendën europiane të vendit.

“Procesi i integrimit europian si konsolidim dhe hapja e negociatave, por njëkohësisht angazhimi i qeverisë për reformat dhe realizimi i tyre brenda një 5-vjeçari ishte një bilanc shumë i rëndësishëm në konfirmimin dhe konsolidimin e këtij besimi”.

Këtë sesion parlamentar qeveria do të miratojë paketën e rimëkëmbjes ekonomike, e cila përveç uljes së taksave për biznesin e vogël do të ketë dhe një plan intensiv investimesh me qëllim rritjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës.

“Post Covid, biznesi i vogël është i goditur më shumë nga të gjithë të tjerët dhe besojmë që nuk mjaftojnë një, dy apo tre vjet për ta rimëkëmbur veten, prandaj plani është 10-vjeçar”.  

Anila Denaj thotë se nuk do të ketë rritje taksash për asnjë biznes, qoftë i madh apo i vogël, por ajo paralajmëron reforma në luftën kundër evazionit fiskal.

“Kemi parë dy pilarë të rëndësishëm mbi administrimin fiskal dhe rishikimin e lehtësive fiskale ndër vite nëse nuk kanë dhënë rezultat, por nuk kemi folur dhe nuk flasim dhe nuk do të flasim për rritje taksash”.

Ministria e Financave ka përfunduar draftin e ligjit për amnistinë, i cili po rishikohet pas komenteve të bëra nga njësia europiane kundër pastrimit të parave ‘Moneyval’.

“Të gjitha parimet e deklarimit duhet të jenë të tilla që të ndiqen nëpërmjet sistemeve. Nuk do të ketë formate jashtë sistemeve. Edhe ky sistem nuk do të ketë devijime nga politikat më të mira të luftës kundër pastrimit të parave”.

Qeveria planifikon që për dy vitet e ardhshme të ketë një plan agresiv investimesh dhe lehtësish për biznesin si një rrugëdalje nga kriza e pandemisë dhe parashikon nisjen e trajektores të uljes së borxhit në vitin 2022.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e po

Nga Paketa financiare 2, rreth 82% e përfituesve janë paguar me bonusin 40 mijë lekë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të F