Denaj: Në vitin 2021 fatura elektronike për çdo pagesë dhe produkt

25/07/2019 - 13:31

Fatura elektronike për çdo pagesë që kryen biznesi me konsumatorin apo biznesi me biznesin dhe qeverinë, cash apo me bankë, është vlerë e shtuar në uljen e informalitetit në ekonominë e vendit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, gjatë një interpelenace të enjten, me përfaqësues të biznesit, tha se “ne jemi duke përgatitur këtë javë draft ligjin për faturën elektronike i cili do të dalë në muajin gusht për konsultim pupblik. Është një draft ligj i punuar paralelisht me një ekip që ka përgatitur edhe softwer-in, që ndihmon zbatimin e këtij ligji”.

Kjo do të sjellë, theksoi Denaj, që ne në vitin 2021 të kemi fatura elektronike në të gjitha marrëdhëniet tregtare që janë cash biznesi me klientin apo nëpërmjet sektorit bankar biznesi me biznesin.

“Kjo do të thotë që e gjithë platforma e qarkullimit do të jetë elektronik e plotë për çdo faturë dhe artikull, duke na dhënë mundësinë neve të jemi efektiv dhe të shkojmë aty ku ndodh evazioni. Për këtë proces jemi mbështetur nga një kompani kroate e cila e realizojë këtë proces para disa vitesh me sukses në Kroaci, me evidenca të shtuara të uljes së infomalitetit në ekonomi menjëherë pas implementimit të tij”, u shpreh Denaj.

Ministrja shpjegoi se institucionet do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me biznesin për aplikimin e faturës elektronike me qëllim efektivitetin e këtij ligji, për të gjithë në të ardhmen. /ATA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Familjet shqiptare në faturën finale të dritave, 62 për qind e paguajnë për energjinë, çka tregon për një kosto të lartë prodhimi apo sig

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një

Të premten më 6 dhjetor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës, marrë shkas

Makineritë janë fikur prej mëngjesit të 26 nëntorit në kapanonet e kompanisë së riciklimit  “Edipack” në Porto-Romano të Durrësit, ndërsa

Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë

Bizneset në zonat e prekura nga tërmeti kanë kaluar një javë të vështirë, teksa shumë prej tyre ose kanë parë dëmtim të rëndë të ambiente

Qyteti i Durrësit u godit rëndë nga tërmeti mëngjesin e 26 nëntorit, ku për fat të keq u shënuan edhe jetë të humbura, përveç dëmeve ende

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e shtetit përmes një akti normativ që në thelb lehtëson nga taksimi bizneset që dhurojnë p