Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur se nëse ka vonesa në bonusin e lindjes nuk është çështje buxhetore, por administrative.

Sipas saj, bonuesi është pritur shumë mirë nga të gjithë qytetarët dhe nuk synim vonesat.

“Nëse ka vonesa mund të jenë administrative dhe aspak buxhetore. Bonusi i lindjeve ka qenë një incentivë që është pritur shumë mirë nga të gjithë qytetarët, duke rritur numrin jo vetëm atyre që përfitojnë brenda vendit por edhe jashtë vendit”, tha Denaj.