Detyrimet potenciale nga PPP-të, BB: Do vazhdojnë të rriten

16/04/2019 - 07:36

Banka Botërore ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se detyrimet potenciale që mund të lindin nga Partneritetet Publike Private do të rriten në vitin 2019. Në përmbledhjen e shkurtuar për vendin lidhur me ecurinë e ekonomisë dhe zbatimin e projekteve banka ka theksuar se ka disa pika ku duhet të vihet vëmendja dhe kjo lidhet me reformat strukturore.

Ndër të tjera Banka Botërore nënvizon se deficiti fiskal pritet që të rritet përgjatë 2019-2021 pasi qeveria po përshpejton pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe do të zbatojë disa incentiva fiskale.

“Në kahun e shpenzimeve ato aktuale pritet që të mbetet të qëndrueshëm ndërsa shpenzimet kapitale të qeverisë projektohen që të rriten në 4.8 -4.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Projektet shtesë që pritet të financohen me PPP do të rrisin detyrimet potenciale” vlerëson BB.

Më herët ishte FMN që në raportin për Shqipërinë do të theksonte në fund të janarit 2019 se “në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionale e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale. Rreziqet e brendshme gjithashtu përfshijnë ndikimin e thatësirës në prodhimin e energjisë, duke krijuar risqe për buxhetin”

Banka Botërore gjithashtu vlerëson se projektimet për rritjen afatmesme varen nga ecuria e reformave strukturore dhe progresi drejt pranimit në Bashkimin Europian. Shqipëria ka nevojë që të vijojë konsolidimin e saj fiskal dhe të adresojë risqet nga aktivitetet jashtë bilancit.

I njëjti raport i shkurtuar për panoramën e përgjithshme të vendit dhe vlerëson avancimin që është bërë  në tregun sekondar si pjesë e rëndësishme e tregut të kapitalit duke vënë theksin tek disa zhvillime mbi volumet e tregtimit por edhe qasjen e qeverisë në eurobondin e emetuar vitin e shkuar. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur

Euro, dollari dhe valutat e tjera e kanë nisur javën me rritje, pas rënies së fortë që ato shënuan javën e kaluar, si rrjedhojë e pasigur

Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar.

Brenda muajit Prill, të gjithë individët të cilët realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, duhet që të plotësojnë deklaratën e të

Përafërsisht 98% e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) është shtrirë nën tokë në segmentin e projektit në Shqipëri, thuhet në një

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT.