Dhe sa do vazhdojë të bjerë?! Euro arrin nivelin më të ulët nga gushti 2009

13/03/2018 - 07:37

Euro ka vijuar të nënçmohet më tej në tregun vendas duke shënuar rishtas rekord të ulët të këmbimit përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të hënën (12 mars) me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar.  Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.

Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi. Ata argumentojnë se më afrimin e datës 14, e cila është edhe afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, euro dobësohet duke qenë se bizneset po thyejnë valutën për të mbyllur detyrimet. Sipas ekspertëve, euro do të jetë e dobët deri me datë 20, afati i fundit për pagimin e sigurimeve.

Ndërkohë që ekspertët shtojnë se deklaratat e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin e ekonomisë është një tjetër faktor që ka çuar euron në nivelet më të ulëta që prej gushtit të 2009-s. Për shkak të deklaratave të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë kanë nisur të marrin masa për uljen e depozitave dhe kredive në valutë të huaj.

Historikisht, në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluara, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.

Ekspertët presin që me afrimin e efekteve sezonale, ardhja e turistëve të huaj dhe fluksi i emigrantëve, euro do të nënçmohet edhe më tej, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në tregjet europiane. Sipas Financial Times, euro këmbehej me 1.231 dollarë, 0.02 më pak se niveli më i lartë i tre viteve të fundit.

Një dollar është këmbyer dje me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare. 

/Monitor.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maturiteti i shumë tregjeve, shtimi i konkurrencës, rënia e konsumit për shkak të ngadalësimit të ekonomisë dhe rigjallërimit të emigraci

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.