Dollari amerikan prek nivelin më të ulët në gjashtë vjet në tregun vendas

01/12/2020 - 18:01

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun. Sipas të kursit zyrtar të këmbimit, nga Banka e Shqipërisë, ditën e martë dollari u këmbye me 103.51 Lekë. Ky është niveli më i ulët që dollari amerikan regjistron që në verën e vitit 2014.

Në harkun e një viti, dollari amerikan ka humbur rreth 7% të vlerës kundrejt lekut. Zhvlerësimi i lekut ndaj euros nisi në fund të muajit shkurt, kur, pasi kishte prekur nivelin më të lartë vjetor, me 113.24 lekë, monedha amerikane nisi të bjerë.

Rënia e kursit të dollarit amerikan është përcaktuar nga ecuria e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare dhe kryesisht nga kursi i saj këmbimit me euron. Kursi i dollarit dhe valutave të tjera ndaj lekut përcaktohet nga ecuria e tyre ndaj euros, sepse volumet e këmbimit të tyre në tregun shqiptar janë modeste, ndërsa monedha e huaj referuese në ekonominë shqiptare është ajo europiane. Të martën, dollari amerikan u këmbye me 0.83 euro, niveli më i ulët që prej janarit të vitit 2018.

Zhvlerësimi i dollarit në tregjet ndërkombëtare muajt e fundit është nxitur edhe më shumë nga pasiguria që shkaktoi procesi i zgjedhjeve presidenciale dhe mosnjohja e rezultatit nga presidenti në dalje, Donald Trump. Gjithashtu, analistët presin që me marrjen e pushtetit nga Joe Biden, të ketë një tërheqje nga lufta tregtare me Kinën, çka mund të favorizojë një thellim të deficitit tregtar amerikan, duke nxitur një zhvlerësim të mëtejshëm të valutës së gjelbër. Duke iu referuar parashikimeve të fundit të analistëve, pritshmëritë në përgjithëesi janë për një zjhvlerësim të mëtejshëm të dollarit amerikan vitin e ardhshëm. Normat e ulëta të interesit, rritja e dobët ekonomike dhe deficiti buxhetor në rritje, për shkak të shpenzimeve të lidhura me krizën e pandemisë janë faktorët që i bëjnë analistët pesimistë rreth ecurisë së dollarit në të ardhmen e afërt.

Që nga hedhja në qarkullim e euros, pesha e dollarit amerikan në ekonominë shqiptare ra ndjeshëm. Në pjesën dërrmuese, këmbimet tregtare dhe lidhjet ekonomike të Shqipërisë janë me Eurozonën dhe kjo e ka bërë monedhën europiane dominuese në ekonominë shqiptare. Këmbimit me vendet e Eurozonës përbëjnë rreth 63% të volumit total të volumit të tregtisë së jashtme të vendit. Përdorimi i dollarit në ekonominë shqiptare lidhet kryesisht me marërdhëniet tregtare me vendet jashtë Europës, ku partnerët më të rëndësishëm janë Kina, SHBA dhe Turqia.

Euro mbetet e dobët në tregun vendas

Ndryshe nga rritja në tregjet ndërkombëtare, euro mbetet e dobët në tregun vendas, duke u këmbyer të martën me 123.8 lekë, me rritje të lehtë ditore prej 0.03 lekë, duke tërhequr rënien e dollarit, në mënyrë që të ruhen kurset e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare. Ekspertët pohojnë se oferta e lartë në euro, ndërkohë që kërkesa për të është e dobët për shkak të ekonomisë së dobët kanë ndikuar në këtë tendencë./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.