Dollari kap “majat”

13/08/2018 - 18:12

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas. Sot monedha amerikane është kuotuar në nivelin e 110.29 lekëve, duke njohur rekordin më të madh të të gjithë vitit.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë dukuri me ndikimin e drejtpërdrejtë të forcimit të Dollarit në bursa, i cili në ditët e fundit ka mposhtur me disa pikë Euron, ndërsa ka dobësuar ndjeshëm lirën turke.

Po përse është reflektuar kaq shpejt në tregun vendas forcimi i monedhës amerikane? Arsyet që besohen më shumë nga ekonomistët, janë lidhja e fortë e ekonomisë sonë me atë turke dhe kërkesa për valutë amerikane në treg nga importuesit e naftës.

Javën e shkuar, Presidenti amerikan njoftoi rritjen e tarifave doganore për aluminin dhe çelikun, duke prekur drejtpërdrejt eksportet e Turqisë dhe monedhën e saj. Sot në tregun e brendshëm Leku ka humbur pikë ndaj të gjitha monedhave të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon.

Në mesin e muajit korrik, që shënon kulmin e sezonit turistik, dhe fluksin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj, është karakteris

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hart

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut.

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”.

Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë ua kalojnë edhe “të arratisurve nga vendet me konflikte” megjithatë aplikimet e tyre jan

Shqipëria rezulton të ketë efektivitetin më të ulët të grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në Rajon.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike për Shqipërinë duke parashikuar se për 2019-n ekonomia jonë do të rrite

Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve, sipas së cilës, sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më

Të gjithë financierët që duhet të dorëzojnë online bilancet e kompanive të tyre deri në 31 korrik, duhet që këtë vit të planifikojnë orë