Dollari zbret në nivelin më të ulët në gati tre vjet

04/08/2020 - 20:15

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 104.75 lekë, duke rënë me 0.26 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2018, kur monedha e gjelbër qëndroi disa ditët nën 105 lekë. Në tre javët e fundit, dollari është nënçmuar me 5 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se kjo rënie është e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari ka humbur pikë ndjeshëm në raport me euron.

Një euro u këmbye sot me 1.18 dollarë, nga nga rreth 1.12 dollarë që ishte në fillim të korrikut. Monedha e gjelbër ka rënë në nivelet më të ulëta në dy vjet, teksa investitorët u shqetësuan rreth dëmeve që po shkakton koronavirusi në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po presin qëndrimin më të fundit nga Rezervat Federale lidhur me politikën monetare si dhe kalimin e një pakete fiskale shpëtuese.

Në të kundërt, euro ka njohur rritje të pandalshme që kur liderët europianë arritën një marrëveshje për një borxh të përbashkët me qëllimin financimin e rimëkëmbjes në vendet e goditura më keq nga pandemia.

Në Shqipëri, rënia e dollarit është përforcuar më shumë edhe nga fakti se euro në tregun vendas nuk ka reflektuar rritjen në bursa. Kjo për shkak të efekteve sezonale nga ardhja e emigrantëve, që kanë rritur ofertën për valutë në treg. Ditën e djeshme euro zbriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë në mars, ndërsa sot është rritur lehtë në 123.44 lekë, por gjithsesi mbetet afër nivelit më të ulët që nga marsi.

Teksa euro nuk është rritur, në mënyrë që të reflektohet kursi ndërkombëtar, dollari ka shënuar rënie më të fortë./ Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim online me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.

“Do të jetë një dimër i gjatë dhe i vështirë për biznesin. Një në tre biznese të vogla në Durrës ka falimentuar!”

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e m

Borxhi i jashtëm bruto i vendit u zgjerua me 8,6 për qind në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht prej emetimit të Eurobondit me vlerë 6

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkak

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjit

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave.

Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.