DRT Durrës, “Drejtoria e muajit” për performancën më të mirë në turizëm

08/10/2018 - 10:14

Veprimtaria ekonomike shënoi rritje në pothuajse të gjitha zonat turistike në vend.

Një nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, me performancën më të lartë gjatë zbatimit të planit të masave për sektorin e turizmit është edhe ajo e Durrësit, që është përzgjedhur si "Drejtoria e muajit".

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, DRT Durrës gjatë periudhës qershor – gusht 2018 shënoi rritje me 10% të qarkullimit me TVSH, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë totale shifra është rreth 44.5 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, rritja e shitjeve me TVSH, u shoqërua me rritje të TVSH-së së pagueshme dhe për DRT Durrës, kjo shifër ishte rreth 13% më e lartë se në periudhën qershor – gusht 2017.

Numri i punonjësve ishte 54,836, kjo sipas të dhënave nga listëpagesat për tatimpagues me detyrim dorëzimi deklarate mujore. Shifra është 6% më e lartë se e njëjtja periudhë e marrë në analizë për vitin e kaluar.

Ndërsa për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti, numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 500.

Për DRT Durrës, një nga objektivat kryesorë është ruajtja e treguesve pozitivë të punës edhe për pjesën e mbetur të vitit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p