Durrës, Achtung! Gjermanë në terminalin lindor të portit për 35 vjet

15/07/2013 - 20:50

DURRËS, 15 korrik 2013 –Kontratën e dhënies me koncesion të kalatës lindore për një kompani gjermane, që nuk e bëri publike më 6 maj 2013 ministri në ikje i Punëve Publike dhe Transportit, tashmë në garën për kryetar i PDSH-së, Sokol Olldashi, e zbardh më 15 korrik 2013 drejtori ekzekutiv i APD-së, Eduard Ndreu.

Territori aktual i terminalit lindor të Portit të Durrësit iu dorëzua më 15 korrik 2013 shoqërisë koncesionare EMS Albanian Port Operator shpk, në zbatim të kontratës që ka lidhur kjo kompani me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, njofton zëdhënësja e drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD).

Ndërkaq APD-ja është kujdesur të sqarojë se “kontrata e koncesionit e datës 6 maj 2013 “Për menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit” është lidhur ndërmjet MPPT dhe operatorit “EMS Shipping and Trading GMBH”, sipas procedurës së koncesionit të ndjekur nga kjo ministri në rolin e autoritetit kontraktues, dhe në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 493 datë 1 gusht 2012, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontrakues, “Për dhënien me koncesion të menaxhimit, operimit dhe mirëmbajtjes së Terminalit Lindor në Portin e Durrësit dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë “EMS Shipping and Trading GmbH” si dhe Master Planit të Zhvillimit të Portit të Durrësit”.

Autoriteti Portual Durrës që nga 15 korriku 2013 nuk do të jetë më Operator në ofrimin e shërbimeve të ngarkim-shkarkimit, pasi të gjitha burimet e terminalit (burimet njerëzore, infrastrukturë dhe superstrukturë) do të transferohen për shoqërinë koncesionare EMS APO shpk, e cila në vijim ka të drejtë t’i menaxhojë ato dhe të lidhë kontrata shërbimi etj, sipas kushteve të kontratës koncesionare dhe tarifave të publikuara nga APD.

Zona e koncesionit është territori aktual i Terminalit Lindor të Portit te Durrësit, që në vijim do të trajtohet sipas perspektivës së zhvillimit të projektit koncesionar.

Shoqëria koncesionare, sipas kushteve të Kontratës do të paguajë për MPPT pagesën prej 2 për qind të xhiros vjetore.

Po ashtu ajo do të paguajë për Autoritetin Portual pagesën në masën 11 për qind të të gjitha tarifave të aplikuara, si dhe pagesën e tarifës së qerasë në masën 544 lekë metri katror për zonën koncesionare.

Zbatimi i kësaj kontrate koncesionare, në thelb, sjell pasoja të rëndësishme për vetë organizimin e APD-së sipas statusit të “Portit administrues i tokës” në zbatim të ligjit nr 9130 datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, përfunon njoftimi i APD-së.

Info/

Kompania gjermaneEMS Shipping & Trading GmbH, Leer, ka fituar tenderin për Terminalin e ri Lindor në portin e Durrësit, njoftoi më 16 maj 2013 zyra e shtypit e kësaj kompanie të transportit detar, ndërkohë që është mbajtur heshtje nga dikasteri përkatës.

Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, si dhe Manfred Myler (Müller), administrator i EMS-së, nënshkruan kontratën e koncesionit për Terminalin Lindor të portit të Durrësit, thotë EMS-ja.

Oferta u paraqit 22 janar 2013 dhe u nënshkrua më 6 maj, thotë kompania.

Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.

“Ne e konsiderojmë vendimin si një votëbesim të madh.

“Porti i Durrësit tashmë sot është një nga portat kryesore drejt Ballkanit jugor dhe jemi të bindur se në vitet e ardhshme Durrësi do të marrë rëndësi edhe më të madhe.

“Terminali i ri Lindor do të luajë rol të rëndësishëm në këtë proces”, tha Manfred Myler gjatë nënshkrimit të kontratës.

Terminali do të vihet në funksionim nga kompania e sapoformuar EMS Albanian Port Operator Shpk (EMS APO), filial me të drejta të plota i kompanisë EMS Shipping & Trading GmbH.

EMS APO do të merrte në dorëzim Terminalin Lindor në muajin në qershor, që në fakt, u shty për më 15 korrik.

Terminali Lindor është përdorur kryesisht për minerale, qymyr, skrap dhe mallra të tjera.

Deri tani qarkullimi i këtyre mallrave është penguar në mënyrë të konsiderueshme nga një infrastrukturë joadekuate.

 “Në vitet e ardhshme EMS-ja do të investojë disa miliona euro në infrastrukturën dhe ndërtimin e Terminalit Lindor, për ta shndërruar në një terminal modern dhe me efecient nga pikëpamja e kostos”, bëri të ditur Manfred Myler.

Terminali ka një zonë magazinimi prej më shumë se 200 mijë metra katrorë, dy kalata me gjatësi gjithsej 430 m dhe do të jetë në gjendje të përpunojë dy anije supramaks (anije me kapacitet transportues 50-60 mijë tonë).

Përveç kësaj, EMS-ja do të investojë në pajisje moderne si vinça, pajisje terminali dhe ndërtesa për zyra.

Në fazën e parë EMS APO planifikon një vëllim pune prej më se një milion tonë në vit.

Pas përfundimit të thellimit, rentabiliteti do të arrijë në më se 2 milionë tonë në vit.

EMS APO do të ketë një personel prej rreth 100 vetash me drejtori gjermane. EMS-ja është tashmë aktive në Durrës që nga viti 2009 me dy filialet e saj atë të ngarkim-shkarkimit Albanian Stevedoring Company dhe agjencinë gjermane-shqiptare të logjistikës GALA (German Albanian Logistics Agency shpk).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë