Dega e Tatim-Taksave në Durrës ka zhvilluar një takim me një grup biznesesh të konsoliduara me qëllim diskutimin e problematikave të biznesit siç është rimbursimi i TVSH-së dhe lehtësirat që duhet të krijojë administrata tatimore.

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës, Andrea Xhavara, tha se bizneset japin rreth 80-85 % te buxhetit lokal dhe shtetëror dhe qeveria duhet të krijojë lehtësira për kontibuuesit.

Në kuadër të nismës së qeverisë për formalizimin e bizneseve, Xhavara ka bërë me dije se tashmë ka rëndë ndjeshëm numri i bizneseve të reja të regjistruara ne QKB.

Lidhur me problematikat e ditës për biznesin, Xhavara theksoi se sipërmarrja ka të drejtë që kërkon partneritet me qeverinë ndërsa priten investime të shumta me vlerë rreth 200 ml euro.

Në takim u diskutuan edhe një sërë problematikash të ndryshme mes biznesit dhe tatim-taksave.

Në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi për të gjithë kontribuesit u shpreh edhe Valbona Sako, drejtore e degës rajonale të Tatimeve në Durrës.

K.H.