Durrës, regjistrohen 2122 biznese të reja, 1680 të tjerë ulin qepenat (VIDEO)

14/02/2018 - 19:25

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.

Të ardhurat e shpenzimet e konsumatorëve janë tkurrur duke u reflektuar menjëherë tek biznesi i vogël, i cili në Durrës, nuk ka shënuar rritje në aktivitetin ekomnomik, por përpiqet të ruajë stabilitetin në një situatë krize.

Abdyl Koka, kreu i Tatim-taksave në bashkinë e Durrësit, gjatë një interviste për DurrësLajm tha se 13 mijë është numri i subjekteve të biznesit të madh e të vogël që operojnë në qytetin bregdetar. Në këtë fillim viti kanë ‘guxuar’ të hapin biznese të reja 125 sipërmarrës, kryesisht biznes i vogël, në tregtinë me pakicë.

Ky numër subjektesh nuk ka shënuar luhatje, duke ruajtur të njëjtin ritëm. 1680 subjekte janë çrregjistruar ose mbyllur në 2017, por 2122 të tjerë janë hapur rishtaz, gjë që tregon se numri i atyre që tentojnë të jenë të suksesshëm në biznes është më i lartë sesa i atyre që mbyllin aktivitetin për arsye nga më të ndryshmet. 74% ose 2/3 e numrit total të bizneseve i përkasin tregtisë, ndërsa pjesa tjetër i përket prodhimit e shërbimeve.

Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së duket se ka shkaktuar frikë tek subjektet që operojnë në Durrës. Por deri tani qeveria nuk ka nxjerrë asnjë udhëzim, e për aq kohë sa nuk ka udhëzim për aplikimin e skemës së re ende mbetet e paqartë edhe për vetë administratën tatimore.   

Ndryshimi i pragut të TVSH-së në vitin 2018, ka klasifikuar 12978 subjekte aktive në biznes të madh e të vogël.

Konkretisht, nga ky numër i bizneseve që operojnë sot në Durrës 3410 i përkasin biznesit të madh, atij që e kalon xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh në vit. 

Në Durrës operojnë dhe kanë status aktiv:

Ambulantë - 893 subjekte (kryesisht tregtarët e tregut të fruta perimeve dhe atij industrial)

Biznes i madh - 3410 subjekte

Biznes i vogël - 9668 subjekte

Subjekte me status të pezulluar – 2821 në total

Subjekte me status pasiv – 1450 në total

Në vitin 2017:

2122 regjistrime të reja 

1680 subjekte janë mbyllur

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Apeleve të shumta nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, iu është bashkuara edhe Banka e Shqipërisë.

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin eu

Thatësira ka prekur sërish sektorin e energjisë në vend.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të tatim fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Një projektligj “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde, ndarjen e përgjegjësive

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdor

Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, totali i shpenzimeve publike në projektbuxhetin e vitin 2019 është planifiku

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundr