Edhe Thumanë-Kashar me koncension! Gara nis me 245 milionë euro...për 13 vjet

18/04/2018 - 19:18

   Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit te Rruges Thumane – Fushe-Kruje – Vore – Kashar.

Fondi limit i vendosur për këtë procedurë është 31.7 miliardë lekë (245.7 mln euro) por hapja e garës nënkupton se ofertat mund ta ulin më tej këtë vlerë. Aktualisht Gener 2 është kompania që ka shfaqur interes për ndërtimin e projektit dhe falë ofertës së pakërkuar është shpërblyer me 8.5 pikë. Ndërsa gjithë operatorët e tjerë hyjnë në garë me zero pikë Gener 2 e fillon atë me 8.5 pikë.

Projekti i rrugës
Gjurma e rruges fillon nga Thumana, 150m në brendësi të autostradës ekzistuese me 4-korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë – Krujës. Gjurma e rruges vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë ne fusha deri në afërsi të Fushë-Krujës. Më pas me anë të një kthese te dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rruges vazhdon në krahë të djathtë të rrugës automobilistike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me Autostradën Tiranë-Durrës në Kashar (rreth km te 12-te ne drejtimin Tirane Durres).

Vlerësimi i ofertave
Nga 100 pikë që ka në total procedura të paktën 35 pikë janë parashikuar për propozimin teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes. Për ndikimin mjedisor oferta do të vlerësohet me 20 pikë kurse për ndikimin social 10 pikë. Po kaq, pra 10 pikë parashikohen edhe për afatin e përfundimit kurse për ofertën financiare është menduar 25 pikë.

Kushtet
Dhënia me koncesion /PPP “Per ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”, do të bëhet parimit të “Projektit me Çelësa në dorë”. Kushtet thelbësore të kesaj procedure përfshijnë:
Objekti i kontrates se koncesionit/PPP: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”
Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 13 vjet

Aktivitetet për t’u kryer nga koncesionari: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar” sipas standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues.

Burimet e të ardhurave të Koncesionarit: një pagesë disponueshmërie vjetore e pagueshme nga Autoriteti Kontraktues për Koncesionarin, niveli i së cilës do të përcaktohet në ofertën e paraqitur nga konkurentët.

Pagesa e pare e kestit do te kryehet nga Autoriteti Kontraktues, kur Koncesionari te kete kryer jo me pak se 25% te punimeve.
Kryqezimi tek Aeroportit i Rinasit dhe Doganes /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të pë

Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s.

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit mbi afatet e plotësimit të deklaratës së TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre.

Shqipëria kishte shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera europiane në 2017-n.

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite.

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë.

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit.