Efekti COVID-19/ Euro vijon të rritet

25/03/2020 - 20:04

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet sot në nivelin e 124.47 lekëve, duke vijuar të fitojë pikë ndaj lekut (rritja ditore ishte +0.63 lekë). Prej datës 17 mars euro është forcuar me më shumë se 1.5 lekë përkundrejt monedhës vendase. Ky është niveli më i lartë i këmbimit që prej datës 10 Prill 2019.

Ekspertët argumentojnë se kjo është një ecuri normale në një situatë anormale të tregut. Sipas aktorëve kryesore të tregut shkëmbimet tregtare janë në nivele shumë të ulëta, gati të papërfillshme. Të vetmet biznese që po operojnë aktualisht në treg janë njësitë e tregtimit të artikujve ushqimorë, të cilët vijojnë që të importojnë normalisht. Këto kërkojnë euro për të blerë mallra nga jashtë. Aktualisht konsumi është përqëndruar tek ushqimoret, pas mbylljes së biznesve si baret apo restorantet.

Po ashtu edhe dollari amerikan ka vijuar të forcohet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet në nivelin e 114.8 lekëve, rreth 0.34 pikë më shumë se një ditë më parë.

Që kur në Shqipëri u shënua rasti i parë i koronavirusit në 11 mars, qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjeve dhe bllokimin e shumë aktiviteteve jo jetike, me synim frenimin e përhapjes së infeksionit. /monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është kon

Kompanisë Italiane INC S.P.A iu akordua dje nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe S

Turizmi është një nga sektorët më të goditur globalisht sa i takon situatës së COVID-19 por edhe ai që mund të rimëkëmbet më shpejt.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milio

Mbivendosja e pasojave të tërmeteve me fillimin pandemisë së COVID –19 përballi bashkitë me një situatë dhe vështirësi të paprecedentë, k

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore s

Pёrsa i pёrket korrigjimeve tё llogarieve bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave tё miratuara nga Qeveri

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 m