Efekti Covid/ Importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%. Po përdoren shumë antibiotikë

18/11/2020 - 07:32

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014.

Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

Mjekët, përfaqësuesit e depove farmaceutike dhe farmacistët, të kontaktuar nga Monitor, thanë se arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19, ku përhapja masive e virusit që nga shtatori dhe që po vijon të kulmojë ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për ato më të fortat, për të cilat mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter. Përfaqësuesit e depove farmaceutike thanë se ka kërkesë shumë të lartë edhe për vitaminën C, madje ata po hasin dhe problem për furnizimin me këtë produkt, pasi në të gjithë botën ka një përdorim të shtuar të saj. Krahas vitaminës C, ka kërkesë të lartë edhe për vitaminën D.

Kortizonikët, antikoagulantët janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se kërkesa për barnat e tjera, kryesisht për të sëmurët kronikë ka qenë e qëndrueshme, ndërsa rritja e lartë e importeve të tetorit është e lidhur me Covid-19.

Sipas shteteve, Italia është burimi kryesor nga vijnë barnat në vend, më 14% të totalit për muajin tetor. Importet nga ky shtet u rritën me 14%. Aktorët e tregut pohojnë se shtesa ka ardhur edhe nga vitaminat, që importohen kryesisht nga Italia.

Shteti i dytë, që ka shënuar dhe rritjen më të fortë nga të gjithë është Zvicra (11.7% e totalit). Importet nga ky shtet u rritën me 121% në tetor, në krahasim me mesataren mujore të periudhës janar-shtator. Nga ky vend vijnë kryesisht produktet për përdorim spitalor, të cilat janë dhe më të shtrenjta në vlerë.

Turqia është shteti i tretë që furnizoi tregun shqiptar me barna (10% e totalit). Aktorët e tregut pohojnë se produktet nga Turqia kanë depërtuar në treg edhe për faktin se janë më të lira.

Për 10 mujorin, importet e barnave në total janë rritur me vetëm 1.5%. Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe, çka çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, për t'u rritur sërish më pas ndjeshëm në tetor, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor.

Pandemia e koronavirusit do të ketë pasoja më të qëndrueshme në sjelljen e konsumatorit, të cilat do të ngadalësojnë më tej shërimin, par

Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka kri

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat.

Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sof

Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione

Tatimet kanë dhënë informacion lidhur me menyrën e përfitimit të ndihmës financiare të disa prej kategorive kryesore të ndërmarrjeve, të

Ndërmarrjet me mbi 10 punonjës kishin punësuar 422 mijë persona më 2019, me një pagë mesatare mujore bruto 50,735 lekë.

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore.

Në fund të 6 mujorit të parë 2020, borxhi publik në vend arriti në 80% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 13.8 pik