Ekonomia shqiptare, drejt ngadalësimit. BB: Rritja do të ulet në 3.6 për qind

10/01/2019 - 22:29

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite. Paralajmërimi vjen nga Banka Botërore, në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale.

Sipas BB-së, duke filluar që nga ky vit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë në 3.6 për qind, nga 4 për qind që vlerësohet të ketë qenë vitin e kaluar. Ky është një ngadalësim i konsiderueshëm në aktivitetin ekonomik të vendit, i cili pritet të shtrihet përtej këtij viti.

Sipas Bankës Botërore, edhe për periudhën 2020-2021, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme të ndrydhura, mesatarisht 3.5 për qind në vit.

Në fakt, ngadalësimi i ekonomisë shqiptare ishte paralajmëruar që më parë, për shkak të pritshmërive për rënien e investimeve, veçanërisht atyre nga jashtë.

Përfundimi i dy projekteve të mëdha energjetike, gazjellësit transadriatik TAP dhe Kaskadës së Devollit, krijon një hendek jo të vogël në ekonomi, të cilin Shqipëria nuk arriti ta zëvendësonte me investime të reja madhore.

Vet qeveria shqiptare parashikon një skenar tjetër për ecurinë e ekonomisë. Sipas saj, rritja ekonomike e vendit do të vijë duke u forcuar deri në nivelet 4.5 për qind, por ky parashikim duket se konsiderohet euforik nga ndërkombëtarët.

Rënia në 3.5 për qind e rritjes ekonomike ka pasoja të shumëfishta, duke e bërë më të vështirë zbutjen e varfërisë dhe rritjen e punësimit. Por, veç këtyre, ngadalësimi ekonomik vështirëson mbajtjen nën kontroll të financave publike, të cilat kanë nisur të kërcënohen nga rikthimi i borxheve të prapambetura. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vendim i Këshillit të Ministrave i  miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të pë

Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s.

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit mbi afatet e plotësimit të deklaratës së TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit po intensifikojnë bashkëpunimin midis tyre.

Shqipëria kishte shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera europiane në 2017-n.

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë.

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit.

Rënia e intensitetit të punimeve në projektet e mëdha të investimeve, gazsjellësin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll ka çuar në trajektore