Ekonomia shqiptare, të ardhurat buxhetore kanë rënë me 2.5 %

04/03/2019 - 08:00

Viti 2019 ka nisur i vështirë për financat e shtetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në janar të ardhurat në buxhet ranë me 2.5 për qind, ose gati 900 milionë lekë, krahasuar me një vit më parë.

Statistikat e detajuara tregojnë se shkaku kryesor i kësaj rënieje ishin të ardhurat jo tatimore, por paralelisht edhe të ardhurat që mblidhen nga taksat kanë patur një ecuri të dobët.

Sipas tabelës fiskale, në janar të këtij viti tatimet dhe doganat mblodhën 200 milionë lekë më pak se janari i vitit të kaluar, ku zërat me problematikë ishin akciza, taksat kombëtare dhe TVSH-ja, ndonëse kjo e fundit është e lidhur me rritjen e ndjeshme të rimbursimeve për biznesin.

Në janar qeveria i ka kthyer 1.7 miliardë lekë TVSH sipërmarrjes private, çka përbën një shifër rekord me rritje prej gati 70 për qind krahasuar me vjet.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë paralajmëruar se viti 2019 do të jetë më sfidues për ekonominë shqiptare, për shkak edhe të ngadalësimit të Eurozonës.

Buxheti i shtetit duket se ka filluar të ndjejë presionet e para të këtij ngadalësimi. Madje të dhënat paraprake sugjerojnë se ecuria e të ardhurave në buxhet ka qenë e ndrydhur edhe në shkurt, duke ngritur shqetësimin se qeveria mund të detyrohet të shkurtojë shpenzimet publike, ose të shtrëngojë kthimin e TVSH-së për biznesin.

Plani fillestar i buxhetit parashikon që qeveria të rimbursojë çdo muaj 1.7 miliardë lekë TVSH për biznesin privat, duke shlyer edhe borxhet e prapambetura, por nëse të ardhurat do të kenë një ecuri të dobët, atëherë gjasat janë që borxhi i prapambetur ndaj biznesit jo vetëm të mos shlyhet, por të rritet më tej. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një deklaratë për mediat, investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgj

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë të vetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjes.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, tregon sesi sipas tij, kostoja e rrugës Mil

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Taksa e ndërtesës e cila vitin e shkuar iu nënshtrua reformimit në metodologji duke pasur si bazë vlerën e truallit dhe sipërfaqen e ndër

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emig

Në pesë muajt e parë të vitit, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur të zhvillojë disa dhjetëra procedura prok

Administrata Tatimore njofton se çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e t

Shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata m