Eksportet e nisin mbarë vitin, rriten në janar, edhe importet nuk mbeten pas

Postuar: 19/02/2018 - 12:52

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të kaluar. Rritja është udhëhequr nga performanca e mirë e materialeve të ndërtimit e metaleve, tekstile e këpucë dhe më pak e ushqimeve. Ndërsa grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë ka vijuar me tendencën rënëse.

Sipas INSTAT, në janar 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe  6,4 %, në krahasim me dhjetor 2017. Importet e mallrave në janar 2018 arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 27,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe u duke u ulur me 26,5 %, në krahasim me dhjetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21,3 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, krahasuar me janar 2017 dhe duke u ulur me 45,1 %, në krahasim me dhjetor 2017.

Rritja vjetore e eksporteve prej 23,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me +8,1 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan”  me +2,7 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rritja vjetore e importeve prej 27,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +10,9 pikë përqindje, “Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me +5,6  pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2017  janë: Italia me (6,1 %), Spanja me (114,6 % ) dhe Kosova me (43,7 %).  Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Franca me (-15,4 %), Rumania me (-6,8 % ) dhe Hungaria me (-18,7 %).

Në muajin janar 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me janar 2017 janë: Italia  me (14,9 %), Turqia me (40,2 % ) dhe Kina me (12,9 % ). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Shtetet e Bashkuara me (-11,9 %), Rusia me ( -30,8 % ) Egjypti me (-7,5 %).

Në janar 2018, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,1 %, të gjithë tregtisë. Eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 81,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (35,6 %), Greqia (7,2 %), Kina ( 6,7 % ) dhe Gjermania (6,2 %).

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.

Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre.

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.