Eksportet e nisin vitin me një rritje të lehtë

17/02/2021 - 17:37

Eksportet e kanë nisur vitin me një rritje të lehtë prej 3.1% me bazë vjetore në janar, të ndikuara nga ecuria pozitive e “Materiale  ndërtimi  dhe  metale”   “Ushqim,  pije,  duhan”  dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që kishin nisur rimëkëmbjen që në muajt e fundit të 2020-s. Viti nuk ka nisur mbarë për industrinë e tekstileve dhe këpucëve, që po vuan pasojat e izolimit të zi në Europë dhe të “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Sipas INSTAT, Në Janar 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me3,1%, në krahasim me Janar 2020 dhe me 2,8%, në krahasim me Dhjetor2020. Importet e mallrave arritën vlerën 45mld lekë, duke u rritur me 8,4%, në krahasim me Janar 2020 dhe duke u ulur me26,0%, në krahasim me Dhjetor2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 mld lekë, duke u rritur me 14,7%, krahasuar me Janar 2020 dhe duke u ulur me 43,4%, në krahasim me Dhjetor 2020.

Gjatë  muajit Janar  2021  rritja  e  eksporteve  prej  3,1%,  krahasuar  me Janar  2020 është  ndikuar  nga  grupet: “Materiale  ndërtimi  dhe  metale”  me  +4,2pikë  përqindje,  “Ushqim,  pije,  duhan”  me  +2,2  pikë  përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,3 pikë përqindje. Në uljen vjetore të eksporteve kanë ndikuar kryesisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -2,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,7pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,7 pikë përqindje.

Gjatë muajit Janar  2021  rritia  e  importeve  prej  8,4%, krahasuar  me Janar  2020 është  ndikuar  kryesisht  nga grupet: “Minerale, lëndë  djegëse,  energji  elektrike”  me  +3,1 pikë  përqindje, “Makineri,  pajisje  dhe  pjesë këmbimi” me  +2,8 pikë  përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me  +2,3  pikë  përqindje. Në uljen vjetore të importeve kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me -1,1pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,6 pikë përqindje, “Prodhimi druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje.

Rriten ndjeshëm eksportet drejt Kinës

Në muajin Janar 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2020 janë: Italia (4,5%), Greqia (1,3%) dhe Kina (132,7%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja (3,0%), Kosova (15,2%) dhe Gjermania (25,8%).

Në muajin Janar 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2020 janë: Italia (13,1%), Kina  (18,6%) dhe Turqia (1,4%). Ndërsa  vendet  me të  cilat  importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Greqia (12,4%), Gjermania (0,5%) dhe SHBA (6,6%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 63,3%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2021, eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 81,0% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (33,3%), Kina (8,1%), Turqia (7,2%) dhe Greqia (7,1%), raportoi INSTAT. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financim

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime

Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familj

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821.

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte

Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Bëhet fjalë për Triportin në Vlorë.

Moti i mirë i tetorit mbajti gjallë disi turizmin e për rrjedhojë dyert e strukturave akomoduese pritën një pjesë të pushuesve që vinin n

Deri më 31 dhjetor të vitit 2020 qeveria angazhoi vetëm 57 për qind të fondit të programuar për rindërtimin e pasojave shkatërruese që la

Rrjeti i hotelerisë Hilton do të hyjë në Shqipëri me një tjetër hotel, pas një marrëveshjeje menaxhimi të nënshkruar me Kastrati Residenc