Emigrantët i japin goditjen e fortë euros

06/08/2018 - 18:06

   Radhët e shtuara në kufijtë tokësorë, fluksi i lartë i mbërritjeve në tragetet e Durrësit dhe Vlorë dhe lëvizjet e mëdha në aeroportin e Rinasit janë tipike për çdo fillim gushtit.

Teksa emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre për pushime, euro në gjysmën e parë të muajit shënon gjithnjë vlerat më të ulëta të këmbimit për gjithë vitin.

Edhe ditën e sotme, euro ka zbritur në kuotat e 125.5 lekëve, duke rënë me 0.08 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët që nga 6 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi një seri ndëhyrjesh të jashtëzakonshme, e shqetësuar se euro po shkonte drejt një rënieje të pakontrolluar, teksa në 4 qershor arriti në 124.17 lekë, nivelin më të ulët në 10 vjet.
Ekspertët e tregut vautor pohojnë se fluksi hyrës i euros është i lartë dhe monedha e përbashkët do të ishte zhvlerësuar më shumë, po të mos ishte për ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Gent Sejko, në daljen e fundit për shtyp pohoi se Banka e Shqipërisë do të vijonte të ishte e pranishme përmes blerjeve të valutës në mënyrë që të mos lejonte nënçmimin e mëtejshëm të saj, ndërsa pranoi se ka tepricë valute në treg.

Që pas ndërhyrjes së Bankës, euro ishte stabilizuar në kuotën e 126 lekëve, siç duket edhe nga grafiku dhe rëënia në fillim të gushtit ka qenë gjithsesi e lehtë.

Një tjetër faktor që po ndikon janë dhe prurjet e turistëve të huaj nga Europa Perëndimore e Lindore, por nga kahu tjetër vihet re një ulja e fluksit të turistëve nga Kosova, të cilët në vite kanë qenë një burim i qëndrueshëm i hyrjes së eurove në periudhën e verës.

Ndryshe nga euro, dollari ka qenë më i fortënë tregun vendas, duke u këmbyer sot me 108.52 lekë, me një rritje prej 0.1 lekësh në raport me të premten,

Euro ka qenë e dobët edhe në bursat ndërkombëtare, ku u këmbye me 1.16 USD, me një rënie ditore prej  0.18%.

Ekspertët e tregut valutor presin që të paktën në dy javët e para të gushtit euro të jetë në presion nënçmues, për shkak të prurjeve të larta nga emigracioni e turizmi. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private.

Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019.

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar miratoi këtë të mërkurë gjurmën definitive të autostradës Adriatiko-Jonian, duke i hapur rr

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton sërish se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me bur

Banka Botërore ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se detyrimet potenciale që mund të lindin nga Partneritetet Publike Privat

Euro, dollari dhe valutat e tjera e kanë nisur javën me rritje, pas rënies së fortë që ato shënuan javën e kaluar, si rrjedhojë e pasigur

Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar.

Brenda muajit Prill, të gjithë individët të cilët realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, duhet që të plotësojnë deklaratën e të

Përafërsisht 98% e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) është shtrirë nën tokë në segmentin e projektit në Shqipëri, thuhet në një

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT.