ERE: Të hënën vendimi për licencat e “CEZ Shpërndarje”

20/01/2013 - 12:13

 

TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë të hënën për licencat e kompanisë “CEZ Shpërndarje”. ERE publikoi sot njoftimin zyrtar për mbledhjen që do të zhvillohet nesër në orën 10:00, ku bëhet e ditur se do të merret vendimi për heqjen e licencave të CEZ-it, për shpërndarjen e energjisë dhe furnizimin me pakicë. 

Të hënën do të caktohet edhe administratori i ri shtetëror. Në mbledhjen e bordit, ditën e premte, u paraqitën 6 kandidaturat, ish-kreu i OSSH, aktualisht drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi, Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata. 

Personat e interesuar, të cilët kanë aplikuar për këtë post, janë dëgjuar prej bordit të ERE-s, i cili do të përzgjedhë midis tyre. Pas dëgjesës u skualifikua Onorina Jata, pasi siç bëri të ditur drejtori juridik i ERE-s, Eduart Elezi, ajo është aktualisht punonjëse në CEZ. 

Në garë vijojnë të mbetën 5 emrat, Artan Topi, Sahit Dollapi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi dhe Agron Seseri. 

ERE ka miratuar rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionojë sistemi i shpërndarjes së energjisë, nëse CEZ-it i hiqet licenca. Sipas rregullores brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr