Euro bie pas katër ditëve në rritje; Pse po ndodhin luhatjet

16/05/2018 - 14:00

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.28 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.02 lekësh.

Euro i është larguar nivelit më të ulët të 10 viteve të fundit, që u arrit më 9 maj, në nivelin e 126.86 lekëve.

Në krahasim me fillim e vitit, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 6 lekë, ose me 4.3%. Ndërsa në raport me mesin e vitit 2016, kur euro luhatej me 138-139 lekë dhe më pas filloi dhe rënia graduale po e qëndrueshme e monedhës së përbashkët, euro ka rënë me rreth 11 lekë, apo rreth 8%. Ekspertët pohojnë se ky forcim gradual i lekut ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të ofertës në euro nga burime informale (të hyrat nga aktivitetet e paligjshme) dhe formale, si turizmi, apo burimet e tjera të eksporteve sidomos të shërbimeve, investimeve, remitancave etj.

Në muajt e parë të këtij viti, tkurrja e euros ka qenë më e fortë. Aktorët e tregut pohojnë se kanë ndikuar dhe transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave, që kanë qenë në proces shit-blerje nga euro në lekë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj.Elisabeta Gjoni, e cila në një intervistë të fundit për Monitor ka pohuar se “Gjithashtu, nga informacionet në shtyp, publiku është njohur me vendimet e disa bankave për të konvertuar pjesë të kapitalit të tyre nga valuta në lek. Ndonëse ky është një veprim normal, plotësisht i mbështetur në kuadrin rregullator, që ka ndodhur edhe më parë, nuk përjashtohet mundësia që lajmi të ketë ndikuar në pritjet e agjentëve ekonomikë për ecurinë e kursit të këmbimit”. Por, ajo thekson se efekti i këtyre veprimeve, të cilat janë të rralla, është tërësisht i përkohshëm. “Për më tepër, bankat po tregojnë kujdesin e duhur që veprimet të shtrihen maksimalisht në kohë dhe të kryhen në momentet më të përshtatshme”, ka pohuar znj.Gjoni, raporton “Monitor”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdor

Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, totali i shpenzimeve publike në projektbuxhetin e vitin 2019 është planifiku

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundr

Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën

Vendet e rajonit po e orientojnë buxhetin bazuar në prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria e ka mendjen tek konc

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në dy muajt në vijim do të jenë në terren në kuadër të fushatë antiinformalitet.

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autovetu

Ministria e Financave ka bërë me dije se më 13 nëntor të këtij viti do të nxjerrë në ankand 9,8 miliardë lekë në Bono Thesari.