Euro e nis javën me rënie të lehtë, por ndërhyrjet e BSH nuk lejojnë zhvlerësimin e fortë të saj

09/07/2018 - 16:56

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në tregun vendas në nivelin e 125.86 lekëve, me një rënie thuajse të papërfillshme prej 0.03 pikësh në krahasim me fundin e javës që lamë pas.

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor thonë se euro po mbahet e stabilizuar në këtë nivel këmbimi falë pranisë së vazhdueshme të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg, duke mos lënë që efektet sezonale të veprojnë mbi kursin e këmbimit.

Edhe Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës për shtyp në javën e kaluar tha se kanë filluar operacionet e tërheqjes së valutës në treg, duke ndaluar kështu mbiçmimin e më tejshëm të lekut, por nuk dha afat se sa do të zgjasë në kohë kjo ndërhyrje.

Që prej fillimit të qershorit, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët i dhjetë viteve, Banka e Shqipërisë deklaroi se do të kryente ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg për shkak se rrezikohej inflacioni, për të cilin BSH ka objektivin 3%.

Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në tregun vendas gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 107.01 lekë, rreth 0.53 pikë më pas se një ditë më parë.  Monedha e gjelbër ka reflektuar në tregun vendas zhvlerësimin në tregjet ndërkombëtare, ku pas një periudhe të dobët euro e ka marrë veten sërish duke iu afruar nivelit prej 1.18 dollarë. /Monior

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ndërsa INSTAT deklaroi ditë më parë se në total eksportet me Kosovën kanë rënë me afro 20 për qind në Janar, kjo duket se nuk është ndi

Dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për një periudhë 35 vjeçare kanë regjistruar së fundmi shoqërinë

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.