Euro e nis javën në rënie, zbret në 127 lekë; Kërcen dollari në nivelin më të lartë

22/05/2018 - 09:12

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se një javë.

Rënia e euros ditën e hënë lidhet më shumë me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor. Dollari është rritur në mënyrë surprizë në bursa, duke arritur nivelin m ëtë lartë në pesë muajve, si rrjedhojë e lehtësimit që ka sjellë pezullimi i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve. Euro nga ana tjetër është e dobët për shkak të koalicionit qeveritar populist në Itali, në një kohë që pritshmëritë për një rritje të interesave nga Banka Qendrore Europiane janë shtyrë për në mes të vitit 2019.

Luhatjet në tregun ndërkombëtar janë reflektuar dhe përmes rritjes së dollarit, i cili kërceu në 108.15 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i muajit janar.

Gjithsesi, në dhjetor 2017, kur euro ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare ndaj dollarit, në tregun e brendshëm ajo këmbehej me 133 lekë, nga 127 lekë që është sot, duke treguar që janë faktorët e brendshëm ato që po shkaktojnë zhvlerësimin afatgjatë të monedhës së përbashkët. Madje në shkurt e mars, kur euro u ngjit në 1.24-1.25 dollarë, në tregun vendas monedha e përbashkët zbriti afër 130 lekëve.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në rubrikën “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një material sqarues mbi pagesat që kryhen në dorë.

Apeleve të shumta nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, iu është bashkuara edhe Banka e Shqipërisë.

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin eu

Thatësira ka prekur sërish sektorin e energjisë në vend.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të tatim fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Një projektligj “Për mbrojtjen civile” ka në thelb përcaktimin e dokumenteve strategjikë, procedurave standarde, ndarjen e përgjegjësive

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratoje në mbledhjen e datës 15 nëntor një rregullore që sanksionon kushtet e zënies dhe përdor

Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura.