Euro hyn sërish në cikël rënës për 9 ditë radhazi, ja me sa u këmbye sot

13/09/2019 - 15:17

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm. Një euro u këmbye sot me 121.48 lekë, duke shënuar ditën e nëntë radhazi me rënie, dhe duke zbritur me 0.7 lekë në krahasim me fundin e muajit gusht.

Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan për Monitor se tregu është rikthyer në ekuilibër pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të gushtit.

Tashmë pohojnë ata tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Prej disa muajsh, euro po luhatet rreth një normaliteti të ri midis 121.5 dhe 122 lekëve. Ekspertët e tregut presin që të vazhdojë të këmbehet në këto nivele, përveçse nëse do të ketë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare.

Euro ka qenë e dobët edhe përgjatë këtij viti, ndonëse ritmet e nënçmimin kanë qenë shumë më të ulëta në raport me vitin e kaluar. Nga niveli më i lartë i vitit prej 125.3 lekë që u këmbye në fillim të janarit, monedha e përbashkët ka zbritur me gati 4 lekë.

Mesatarisht në 9 muajt e parë të vitit, kursi i këmbimit lekë, euro ishte 123.1 lekë, nga 127.6 lekë që ishte vitin e kaluar. Në fillim të muajit gusht, euro zbriti në 120.75 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2007.

Që nga mesi i vitit 2016, monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë në tregun e brendshmëm, duke u zhvlerësuar me rreth 12%, nga 138 lekë që ishte në maj 2016. Oferta për valutë më e lartë se kërkesa për të mbetet arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë, e shoqëruar dhe me ngadalësimin e qarkullimit të parasë në vend. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi ka bërë sot një përmbledhje të rezultateve të aksionit anti-informalitet, të nisur nga fillimi i

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrë

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të as

Pas tërmeteve “tundet” qeveria, nuk regjistrohen pronat pa sigurim 10-vjeçar.

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë t

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë,

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën pe

Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, s

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë nga pakësimi i reshjeve, raporto

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se japin kredi me një përqindje shumë më të ulët se depozitat që