Euro i afrohet minimumit historik të të gjitha kohërave, ja me sa u këmbye sot

05/08/2019 - 14:47

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gjitha kohërave.

Sot në një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet më prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Ekspertët e këmbimit valutore e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore.

Me këtë rënie euro po i  afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 një euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi të përdorej si mjet monetar unik nga BE.

Në tregjet ndërkombëtare euro vijoi të rritet në këmbim me dollarin, pas një rënies që nisi javën e fundit. Një euro në tregjet ndërkombëtare kushtoi sot 1.117 USD duke u mbiçmuar me 0.59 pike sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg.

Më herët përgjatë javës Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare. Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Powell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.

Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë. Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%.

Tremujori i parë i vitit 2020 ka sinjalizuar rënien më të fortë ekonomike që vendi ka përjetuar të paktën në dy dekadat e fundit.

Nga viti 2012 deri në fund të 2018-s, konsumi i birrës është rritur me 8% duke sinjalizuar një tendencë të qëndrueshme rritjeje.

Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e për klimën e biznesit, i cili ka pësuar rënien më të madhe në 8 vite, duke

Në vitin 2018, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perë

Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane beson se bota mund ta ketë kaluar më të keqen e krizës nga koronavirusi, por i

*Prodhuesit shqiptarë të veshjeve kanë përshtatur linjat e tyre sipas kërkesave të reja të imponuara nga partnerët ndërkombëtarë, për

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë.

Emetimi i eurobondit të Shqipërisë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, arriti një normë interesi të ulët për rajonin pë

Miratohen rregullat e reja se si do të funksionojë sistemi i kalimit të pagesave ndërbankare elektronike.