Euro i rikthehet rënies

13/11/2019 - 14:14

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot mesatarisht me 122,83 lekë, duke vazhduar kështu që të nënçmohet për të tretën ditë radhazi. Që prej fillimit të muajit nëntor euro ka humbur thuajse gjysmë pike në raport me monedhën vendase.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, kjo situatë lidhet me nivelin e ulët të këmbimeve dhe të vëllimeve. Ata shpjegojnë se aktualisht tregtimet janë tepër të ulëta dhe priten të jenë të tilla të paktën deri për festat e 28-29 nëntorit dhe festat e fundvitit, ku vihet re se rigjallërohet tregu. Megjithatë sipas tyre, konsumi është në minimum dhe individët po kursejnë edhe gjatë festave.

Euro ka vijuar sërish rënien pas forcimit në muajin e kaluar, pas përfundimeve të efekteve nga transaksionet e bankave tregtare dhe transferimi i fitimeve të kompanive me kapital të huaj, të cilët përfituan nga ulja e taksës nga 15% në 8% për dividendin, raporton "Monitor".

Gjatë ditës së sotme leku vendas është shfaqur më i dobët përkundrejt monedhave të tjera. Dollari amerikan është këmbyer me 111,5 lekë, rreth 0,04 pikë më shumë se një ditë më parë. Edhe paundi britanik ka fituar pikë gjatë ditës së sotme ku sipas kursit zyrtar, është këmbyer me 143,29 lekë apo rreth 0,26 pikë më shumë se një ditë më parë. Pikë ka fituar edhe franga zvicerane e cila është këmbyer me 112,6 lekë apo rreth 0,6 pikë më shumë se dje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekonomia ka hyrë në një fazë kritike.

Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmb

Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra të reja, tani shihen shpesh të afishuar lajmëri

Pandemia e koronavirusit ka hapur një gropë të madhe në ekonominë shqiptare ku për vitin 2020 rrezikohet që humbja të shkojë në 1.8 milia

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave t

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha një konferencë për mediat se pandemia e koronavirusit goditi rëndë ekonominë shqiptare

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin.

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favor

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e po