Euro kalon 131 lekë, forcohet ndjeshëm dhe dollari, ekspertët: Rritja është artificiale

30/03/2020 - 13:33

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.06 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).

Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.

E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.

Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situate aktuale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenaxhimin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet shoqër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.

Mesazhi se janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht n

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e