Euro ndal rënien pas tre javësh, Agjencitë: Ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë

06/06/2018 - 13:03

Monedha e përbashkët është rritur sot në tregun e brendshëm, pas më shumë se tre javësh që kishte shënuar rënie të fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë. Në të kundër dollari ka vijuar të nënçmohet, duke u këmbyer me 105.86 lekë, 0.32 lekë më pak sesa një ditë më parë.

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutor pohuan se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke tërhequr valutën e tepërt në tregut. Ekspertët argumentojnë që kur këmbimi valutor po lëviz vetëm në një krah, dhe tregtia nuk është reale (duke qenë se individët ose tregtarët stepen për të kryer transaksionin për të pritur nivelin më të ulët të këmbimit), Banka e Shqipërisë ndërhyn për të stabilizuar tregun.

Pas ndërhyrjes së Bankë së Shqipërisë mbetet për tu parë se si do të reagojë tregu, ndërkohë që efektet sezonale do të vijojnë, ku ndikimin kryesor pritet ta japin turistët. Banka e Shqipërisë ka një kalendar të paracaktuar vjetor, në bazë të së cilit blen valutë, me synim plotësimin e nevojave të veta për rritjen e rezervës valutore. Përgjithësisht planifikohen 6-7 ndërhyrje në vit, të shtrira në kohë, ku banka blen midis 3 dhe 8 milionë euro, por rreth 50 milionë euro në vit. Që nga fillimi i vitit, euro ka rënë me rreth 9 lekë, ose 6.9%, duke shënuar një nga zhvlerësimet më të mëdha të dekadës. /MONITOR/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maturiteti i shumë tregjeve, shtimi i konkurrencës, rënia e konsumit për shkak të ngadalësimit të ekonomisë dhe rigjallërimit të emigraci

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.