Euro nuk ndal rënien, sot niveli më i ulët nga tetori i 2008-s

22/05/2019 - 13:08

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë. Që nga e premtja e javës që kaluar, nënçmimi i euros është përshpejtuar dukshëm. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se përveç faktorëve të zakonshëm, që kanë ndikuar në dobësimin e euros vitet e fundit, të lidhura me ofertën e lartë në raport me kërkesën, në nënçmimin e fortë të ditëve të fundit ka ndikuar dhe një transaksion i madh këmbimi i kryer nga një prej bankave të mëdha në vend, çka ka ulur kuotimin e euros.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë. Tradicionalisht gushti është muaji më i dobët për euron, për shkak të parave që sjellin emigrantët po dhe shpenzimet e turistëve.

Niveli më i ulët historik i euros, që kur ajo ka dalë si monedhë fizike në vitin 2002, është arritur në 18 dhjetor 2007, prej 120.18 lekë, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, apo rreth 2.2 lekë më pak se niveli i këmbimeve aktuale. Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë financierët që duhet të dorëzojnë online bilancet e kompanive të tyre deri në 31 korrik, duhet që këtë vit të planifikojnë orë

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmime

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse