Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer (por nga veshjet nuk heqin dorë)

01/12/2020 - 07:36

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019. Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%)

Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë.

Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-n, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%).

Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%)./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se fakti që nuk i duhet të punojë më me Donald Trump është

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin to

Rreth 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e

Shqipëria u përfshi pak kohë më parë nga debati i legalizimit të mjeteve virtuale duke argumentuar se vetëm përmes rregullimit të kuadrit

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe material

Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës për prodhuesit europianë, të cilët po marrin në konsideratë zhvendosjen e njësive të prod

Maryam Salim, menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë ka bërë një përshkrim të situatës ekonomike në të cilën

Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikë që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.