Familjeve shqiptare u mbarojnë paratë, shpenzimet rriten më shumë se të ardhurat në 6-mujorin e parë

08/10/2018 - 09:13

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat na pjesën e parë të vitit 2018. Trendi i buxheteve të familjeve u zbardh nga Banka e Shqipërisë në një anketë të posaçme për gjendjen financiare në 1140 njësi familjare.

Banka e Shqipërisë vërejti se, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve (shih grafikun e mëposhtëm).

Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimeve. Në përgjithësi, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve është zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.

Banka e Shqipërisë vërejti se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë 6-mujorit të parë, por rritja e indeksit të shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në 10% të të përgjigjurve ose 112 familje. Në këtë grup, rreth 61% deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat bankare nga kursimet’ dhe 31% deklarojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash.

Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve (161 familje në 1140 familje të përgjigjura) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore6 . Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në tre vrojtimet e fundit.

Banka e Shqipërisë shpjegon se “‘Indeksi i të ardhurave” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 17 mijë lekë’ me 0.2; ‘17-50 mijë lekë’ me 0.4; ‘50-100 mijë lekë’ me 0.6; ‘100-200 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 200 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të të ardhurave mujore.

Gjithashtu  “Indeksi i shpenzimeve” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientet e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë’ me 0.6; ‘50- 100 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100.

Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme mujore. 6 Alternativat e lidhura me nivelin e të ardhurave në monedha të huaj janë: (1) ’nuk kam fare’; (2) ‘deri në 10%’; (3) ’10- 50%’; dhe (4) ’mbi 50%’.

Burimi: Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmime

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbre