Fillojnë efektet sezonale, euro në rënie në tregun vendas

Postuar: 08/12/2017 - 07:46

Monedha vendase është çmuar në tregun e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 133.54 lekë, duke shënuar ditën e dytë me rënie.

Duket se efektet sezonale kanë filluar që të ndikojnë në nivelin e këmbimit të monedhës së përbashkët me lekun. Me afrimin e festave të fundvitit pritet që euro të këmbehet në nivele më të ulëta përkundrejt monedhës vendase. Fundi i vitit përkon me kthimin e emigrantëve në vend, të cilët ndikojnë në rritjen e ofertës në valutë.

Sipas ekspertëve, nënçmimi i euros ndaj lekut ka ardhur kryesisht prej ofertës së lartë të valutës në tregun vendas.

Euro u forcua lehtë përpara festave të nëntorit, duke qenë se 28-29 nëntori përkoi afër me pushimet e fundjavës, individët zgjodhën që të pushonin jashtë, fakt që u pohua edhe nga agjencitë e udhëtimeve.

Duke qenë se destinacionet kryesore ishin drejt vendeve të BE-së dhe rajonit, kërkesa për valutë nga individët u reflektua me rritjen e lehtë të monedhës së përbashkët.

Megjithatë euro vijoi të mbetet në nivele të ulëta të këmbimit, pa mundur të kapë nivelin e 133.8 lekëve të datës 10 tetor. Euro ra nën nivelin e 134 lekëve në datën 1 qershor, shënoi nivelin më të ulët të nëntë viteve pas zgjedhjeve në datë 27 qershor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë niveli mesatar i këmbimit euro/lek ka qenë 133 lekë për një euro.

Krahasuar me të njëjtin vit më parë, euro po këmbehet rreth 2.5 lekë më pak. Referuar grafikut më poshtë, në të njëjtën periudhë një vit më parë euro kishte hyrë në trajektoren rënëse, duke zbritur poshtë 136 lekëve.

Edhe pse në vend, monedha europiane ka qenë e dobët për shkak të ofertës së lartë, në tregjet ndërkombëtare, ajo pati pozita dominuese përkundrejt dollarit. Sipas të dhënave të Financial Times euro kapi nivelin më të lartë të 52 javëve (1 vit) këtë shtator duke u këmbyer me 1.2 dollar.

Prej atëherë euro ka ruajtur një stabilitet këmbimi me dollarin në nivelin e 1.17 dollarëve për një euro. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

  Brenda dy viteve të ardhshme qeveria ka planifikuar që 38% e energjisë që konsumohet në Shqipëri të vijë nga dielli ose era.

Bllokimi i pikave të tregtimit të karburantit, sipas njërit prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24” ka ardhur

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të

   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun

Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitu

Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës, do të ndërtohet një kullë 24-katës

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë n

   Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit te Rruges Thumane – Fushe-Kruje – Vor

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të sapopublikuar, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar