Financat rendisin bashkitë më të mira, Durrësi në vendin e ...

Postuar: 04/12/2017 - 14:10

Ministria e Financave ka vlerësuar Bashkitë në vend për vitin e kaluar në lidhje me menaxhimin financiar, i cili u bazua në 15 kritere që masin këtë performancë, ku çdo kriter ka 30 pikë.

Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi; Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm: Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Raporti përmbledhës i Financave tregon se nga një vlerësim 0-450 pikë, Bashkia e Kamzës mori vlerësimin më të lartë me 440 pikë. “Në bazë të analizës së indikatorëve, Bashkia e Kamzës është vlerësuar me 440 pikë nga 450 pikë maksimale të mundshme, duke treguar për një performancë të shkëlqyer të kësaj bashkie dhe e renditur në vendin e pare”, thuhet në raportin e financave.

E dyta është Bashkia e Shkodrës (430 pikë), e ndjekur nga ajo e Patosit (425), e Vorës (415), më pas vijnë Durrësi (405 pikë), Elbasani (400 pikë), Memaliaj (395 pikë).

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, u rendit e teta në radhën e bashkive për sa i përket pikësimit për treguesit e performances, me 391 pikë. Bashkia e kryeqytetit e ka vlerësimin më të ulët në treguesin e menaxhimit të riskut, me 10 pikë, nga 30 që është vlerësimi maksimal dhe aktivitetet e kontrollit me 20 pikë (shiko tabelën në vijim për vlerësimin e të gjithë kritereve të Bashkisë së kryeqytetit), ndërsa në treguesit e tjerë ka marrë përgjithësisht vlerësimin maksimal me 30 pikë.

Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.

Në renditjen që kanë bërë financat vetëm për Bashkitë e mëdha kryeson Shkodra, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana. Pas kryeqytetit vijnë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra.

Bashkitë e mëdha që janë edhe qendra të prefekturave, si ajo e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit kanë pësuar ulje të performancës më 2016-n në raport me 2015-n, thekson raporti. Bashkitë që kanë arritur përmirësim janë Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Berati.

Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës.

Vlerësimi i përgjithshëm për gjithë bashkitë

Ministria e Financave analizon se, treguesi “Dërgimi i faturave për pagesë në Thesar” për vitin 2016 nga bashkitë mesatarisht është vlerësuar me 21.1 pikë nga 30 pikë të mundshme ose ka një realizim prej 70.3%. Këto vlerësime tregojnë për një performancë të kënaqshme të këtij treguesi, ku pjesa më e madhe e bashkive janë vlerësuar me 25 dhe 30 pikë dhe vetëm një bashki është vlerësuar me 0 pikë. Pra, mund të konkludojmë që bashkitë nuk kanë problematika të mëdha në dërgimin në kohë të faturave në thesar.

Vlerësimet më të mira, Bashkitë i kanë arritur në treguesin “Anulimi i kontratave gjatë një viti”, i cili ka një shkallë të lartë realizimi prej 92%, ku pikët mesatare të vlerësuara të këtij treguesi janë 27.6 pikë. Shumica e bashkive (51 prej tyre) kanë vlerësim maksimal të këtij indikatori dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0 apo 5 pikë. Në përgjithësi, mund të themi që situata e këtij indikatori në njësitë e qeverisjes vendore paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.

Indikatori tjetër i analizuar është “Urdhër-shpenzimet e refuzuara nga ana e Thesarit”. Pikët mesatare të marra nga bashkitë për këtë indikator janë 27.4 pikë, duke evidentuar një realizim prej 91.3%. Nga të gjitha institucionet vendore, shumica prej tyre (45) është vlerësuar maksimalisht me 30 pikë dhe asnjë bashki nuk është vlerësuar me 0, 5 ose 10 pikë. Pra, situata e këtij indikatori paraqitet në nivele shumë të kënaqshme.

“Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar” është një tjetër indikator i gjeneruar nga Drejtoria e Thesarit. Bashkitë, mesatarisht, janë vlerësuar me 19.2 pikë, ku kemi 10 bashki të cilat janë vlerësuar me 0 dhe 5 pikë. Realizimi i këtij treguesi është 64%, duke evidencuar faktin që institucionet vendore, në shumicën e rasteve, arrijnë të dorëzojnë kontratat në thesar brenda afatit 3-ditor të caktuar.

Marrë nga "Monitor"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas.

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%.

   Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha kët

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet te

Ashtu siç edhe paralajmëroi Guvernatori Gent Sejko më herët në konferencën për shtyp, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë valutë n

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht ka dhënë informacion lidhur me

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kë

Të gjittha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.