Flet administratori i “Gulf”: Çfarë do të bëhet me tollonat e shitura

21/04/2018 - 16:36

Bllokimi i pikave të tregtimit të karburantit, sipas njërit prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24” ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet. Apostol Doçi zotëron 12,5 për qind të aksioneve në kompani dhe ai konfirmon se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.

“Borxhet tek Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji tek Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.

Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.

“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas.

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshj

Maturiteti i shumë tregjeve, shtimi i konkurrencës, rënia e konsumit për shkak të ngadalësimit të ekonomisë dhe rigjallërimit të emigraci

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.