Fluturimet ‘low cost’, pas inaugurimit vjen lajmi i keq për shqiptarët

Postuar: 20/04/2017 - 09:36

Jo më larg se dy javë më parë, u prezantua linja me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, ku u premtua se biletat nuk do të kushtonin më shumë se 20 euro për një destinacion, ose 40 për biletat vajtje – ardhje.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Për 30 ditët në vazhdim, një biletë Tiranë – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri në 60 euro, por për t’u kthyer nga Hungaria në Shqipëri, nuk gjen biletë më të lirë se 60 euro, apo 18 mijë forinta.

Çmimi shkon edhe deri në 110 euro për fluturimet Budapest – Tiranë. Bileta që janë jashtë logjikës “low cost”, ofron edhe linja Transavia, e prezantuar disa ditë më parë për fulturimet Tiranë – Amsterdam.

Bileta më e lirë është 86 euro dhe në ditët e tjera çmimi rritet duke shkuar në 170, apo edhe 250 euro.

Të njëjtat çmime ofrojnë edhe kompani të tjera, të cilat nuk janë “low cost” dhe kanë shërbime me të tjera standarde.

Linjat e Wizz Air kanë çmime për biletat vajtje – ardhje 40 deri në 60 euro për nisjet nga Shkupi dhe Prishtina.

Në Shqipëri, mësohet se shkak i çmimeve të larta janë taksat e Aeroportit të Rinasit, të cilat janë më të shtrenjta se në Shkup, Prishtinë, Podgoricë apo Beograd.

Në këtë mënyrë, këto taksa kanë arritur të infektojnë brenda një kohe të shkurtër edhe logjikën e “low cost”, kompanive të krijuar posaçërisht për të konkurruar me çmime të ulëta./TV Klan/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Fatura tatimore e shitjes e lëshuar nga blerësi-rishitës për pritësin e mallit, nga ky i fundit i bashkëngjitet fletës së shoqërimit, me

Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me sta

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit.

  • Përpunohen mbi 75.5 mijë ton çimento për eksport, 15 herë më shumë se vitin e kaluar

Kursi i këmbimit euro/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë.

Qeveria ka shpërblyer me një bonus sa dhjetë përqind të pikëve ofertën e një kompanie private për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Një ditë pasi shtynë votimin për një shtesë financimi për rrugën Tiranë-Elbasan, Komisioni i Ligjeve miratoi kredinë prej 35 milionë doll

Shqiptarët për 50 litra benzinë duhet të paguajnë afërsisht 8,500 lekë, apo 62 euro, duke konkurruar me vendet e Europës Perënd