FMN: Borxhi i lartë shtetëror kërcënon rritjen ekonomike

09/01/2013 - 16:15

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar përsërit apelin për rrezikun që vjen nga rritja e nivelit të borxhit. Sipas ekonomistëve të FMN-së, vendet që kanë rritur detyrimet shtetërore rrezikojnë të përballen me ngadalësim të rritjes ekonomike dhe me recension. Problemet e rritjes së borxhit që po i vuajnë tashmë shumë vende kanë mbledhur në një panel diskutimi ekspertët e Fondit Monetar dhe shoqërisë ekonomike amerikane në San Diego. 

Ekonomistët arritën në përfundimin se rritja e borxhit është konstatuar në ekonomitë e zhvilluara që prej krizës financiare dhe tashmë ka arritur nivele rekord të paparashikuara. Këto nivele të larta të borxhit përbëjnë një rrezik të madh për rritjen ekonomike. 

FMN sugjeron qeveritë e këtyre vendeve që të marrin masa për të ulur papunësinë dhe nxitur rritjen ekonomike. Pjesë e ndërhyrjeve sipas ekonomistëve mund të jenë edhe ndryshimet fiskale. 

EFEKTET

Shqipëria është një nder vendet që i është adresuar apeli i Fondit Monetar Ndërkombëtar për nivelin e lartë të borxhit. Pak muaj më parë, gjatë vizitës së tij në Tiranë, shefi i misionit të FMN-së Ilahi Naddem rekomandoi uljen e nivelit të borxhit, si kusht për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik 

“ Niveli i borxhit mbetet i lartë dhe përbën një risk. Sugjerimi ynë dhe këshilla jojnë ka qenë që për vitin 2012 buxheti duhet të ruajë nivelin e borxhit në po atë nivel ku është edhe këtë vit”, deklaroi shefi i misionit të FMN-së Ilahi Naddem më datë 2.10.2012. 

Apel për uljen e borxhit ka bërë edhe Banka Botërore. Sipas raportit të fundit të saj, Shqipëria duhet ta ulë borxhin minimumi në 40 %, që konsiderohet nivel normal. Por, duket se qeveria do të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo që sugjerohet nga ekspertët ndërkombëtare. Në fund të 2012-ës, borxhi i vendit arriti në rreth 61 %, ndërsa sipas variantit më të mirë të mundshëm, ky tregues në fund të këtij viti do të prekë 62.6 %, sic është edhe deklaruar zyrtarisht. Por, duke pasur parasysh vitin zgjedhor dhe garancitë që qeveria duhet të japë për KESH-in borxhi pritet të kapërceje në nivele të paparashikuara. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë