FMN: Bota mund të përballet me krizën më të rëndë prej Depresionit të Madh

09/04/2020 - 21:21

Pandemia globale e koronavirusit do të nxisë krizën më të rëndë ekonomike prej Depresionit të Madh, të periudhës 1929-1933 dhe do të kërkohet përgjigjje masive për rimëkëmbje, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka thënë se “rritja globale do të zvogëlohet negativisht më 2020”, pasi 170 nga 180 vendet anëtare të kësaj Organizate kanë raportuar për rënie të të ardhurave për frymë.

“Në fakt, ne mund të përballemi me krizën më të rëndë ekonomike prej Depresionit të Madh”, ka thënë Georgieva në një konferencë për media në Uashington, para takimit të javës së ardhshme të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Këto takime do të zhvillohen virtualisht për shkak të kufizimeve të vendosura për shkak të sëmundjes Covid-19.

Georgieva ka thënë se aktualisht ekziston “paqartësi e jashtëzakonshme” dhe se situata me pandeminë “mund të përkeqësohet”.

Sipas FMN-së, një “rimëkëmbje e pjesshme” mund të ndodhë vitin e kaluar, nëse parashikimet për zbehje të virusit më vonë gjatë vitit janë të sakta.

Georgieva u ka bërë thirrje qeverive që të bëjnë më shumë për të ofruar “jetëgjatësi” për bizneset.

Kjo Organizatë do të publikojë më 14 prill raportin me parashikime për ekonominë e vendeve anëtare këtë vit dhe vitin e ardhshëm. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë p

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit

Bashkimi Europian nuk është pjesë e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministr

Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke

Detyrimet e papaguara të bizneseve u rritën sërish në 2019-n, ku pjesën më të madhe e përbën tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).