FMN ul me 0.4% parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2018

Postuar: 10/10/2017 - 19:08

   Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e sapobotuar “Panorama Ekonomike Globale-Tetor 2017” ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2018, në 3.7%, nga 4.1% që ishin pritshmëritë në raportin e marsit, duke e reduktuar me 0.4 pikë përqindjeje.

Për vitin 2017, FMN pret që ekonomia shqiptare të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3.7 për qind dhe konfirmon të njëjtin qëndrim të marsit.
Edhe viti 2022 është korrigjuar në vlerë modeste me 0.1% më pak, nga 4.1% në 4%.

Ky parashikim për Shqipërinë vjen vetëm pak ditë pas mbylljes së vizitës së fundit të misionit të Fondit në Shqipëri, ku theksi u vu tek një seri pikash të rëndësishme por ngadalësimi i ekonomisë ishte një prej tyre.

FMN në njoftimin njoftimin konkludues të Artikullit IV pak ditë më parë, nënvizoi se ngadalësimi i ekonomisë do të vijë si efekt i përfundimit të projekteve të mëdha të energjisë. Gjithsesi kjo pritet të balancohet me reformat drejt integrimit në BE dhe rimëkëmbjen e partnerëve tregtarë.

“Risqet për këtë parashikim janë të balancuara. Në aspektin pozitiv, rritja e besimit pas zgjidhjes së paqartësisë politike dhe efektet nga projektet e mëdha në energjetikë dhe infrastrukturë mund të çojnë në investime më të mëdha dhe në një rimëkëmbje më të fortë të kredisë. Në aspektin negativ, vijimi i kushteve të motit të thatë mund të ketë ndikim në prodhimin e energjisë elektrike dhe të paraqesë risqe pothuaj-fiskale. Një ngadalësim i ritmit të reformave dhe shkarjet fiskale mund ta ulnin besimin, të rrisnin primet e riskut dhe të rrisnin risqet e përhapjes së efekteve. Vështirësitë në sistemin bankar në Evropë ose ulja me shpejtësi e levës financiare nga bankat në BE mund të çonin në stres të sektorit financiar”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë kuadër, prioritetet kryesore për politikat janë i) ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe ii) thellimi i reformave strukturore për ta përmirësuar klimën e investimeve dhe për të arritur nivelet e të ardhurave si në BE. Politikat të synojnë t’u japin zgjidhje vështirësive që lindin nga borxhi i lartë publik, niveli i ulët i kreditimit dhe institucionet e dobëta, që i frenojnë investimet”.

Ekonomia globale në përmirësim

Ecuria e ekonomisë globale duket në rrugë të mbarë. Të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me Panoramën Ekonomike Globale tregojnë një përmirësim të përgjithshëm madje duke rishikuar në rritje parashikimet në raport me ato të bëra në muajt prill dhe korrik.

“Rritja globale, e cila në vitin 2016 ishte më e dobëta që nga koha e krizës financiare globale 3.2 për qind, është parashikuar të rritet në 3.6 për qind në 2017 dhe në 3.7 për qind në 2018. Parashikimet e rritjes për 2017 dhe 2018 janë 0.1 pikë përqindje më të larta krahasuar me parashikimin e bërë në muajin prill” thuhet në raportin e FMN.

Për zonën euro, Japoninë, Azinë në zhvillim, Europën në zhvillim dhe Rusinë FMN ka rishikuar parashikimin në rritje, kjo pasi rritja në 6 muajt e parë të vitit 2017 ishte më e lartë sesa pritshmëritë, kurse SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pasur rishikimin në kahun ulës.

Për Britaninë ulja e parashikimit vjen si efekt i ngadalësimit në pjesën e parë të 2017 kurse për SHBA-të ka një pasiguri politike. Më herët pritshmëria ishte për një stimul fiskal të lidhur me ulje taksash por kjo nuk ka ndodhur ndaj parashikimi merr parasysh një gjendje të pandryshuar si ajo aktuale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te