Forcohet leku përkundrejt të gjitha valutave

12/12/2017 - 08:57

Euro ka hyrë në trajektoren rënëse. Monedha e përbashkët ka vijuar të nënçmohet përkundrejt monedhës vendase duke u këmbyer me 133.38 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur kështu në nivelet e ulëta të fillimit të nëntorit. Leku është forcuar përkundrejt të gjitha valutave në vend.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, këtë vit, efektet sezonale kanë filluar që të ndihen më herët. Fundi i vitit njihet për zhvlerësimin e valutës. Në ndryshim nga vitet e tjera, aktivitetet kanë filluar që të organizohen më shpejt, kjo ka nxitur dhe  fluksin e emigrantëve dhe të turistëve gjithashtu.

Nënçmimi i euros është stimuluar edhe prej turistëve, – thonë ekspertët për Monitor, të cilët pohojnë se është rritur qarkullimi i parasë.

Qarkullimi i parasë është nxitur kryesisht prej uljeve që janë bërë në sektorin e tregtisë me pakicë, të cilët për të tërhequr blerësit kanë rritur ofertat përpara festave.

Një tjetër argument që japin ekspertët është edhe fakti se tani, tregtarët me pakicë, për t’i paraprirë kërkesave dhe fluksit të shtuar të punës gjatë festave, porositë i kryejnë përpara dhjetorit. Blerjet nga bizneset në fillim të dhjetorit ruanin balancën me rritjen e qarkullimit të parasë në vend dhe zhvlerësimi i monedhës së përbashkët nga efektet sezonale fillonin pak më vonë.

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun, duke qenë se përpara kemi datat finale që bizneset duhet të mbyllin detyrimet e TVSH-së apo dhe pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Duke marrë në konsideratë periudhat e mëparshme, euro mund të vijojë rënien deri më 25 dhjetor. Pas festave fillon efekti i kundërt, ku euro, me largimin e emigrantëve, por edhe me rënien e konsumit dhe të qarkullimit të parasë, fillon dhe vlerësohet në treg.

Janë nënçmuar përkundrejt monedhës vendase të gjitha valutat (shiko tab. e Bankës së Shqipërisë). Në tregjet ndërkombëtare, euro e ka nisur javën e fortë përkundrejt monedhave të tjera, ndërsa paundi Britanik, po reflekton pasiguritë që shkaktojnë zhvillimet e procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundr

Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën

Vendet e rajonit po e orientojnë buxhetin bazuar në prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria e ka mendjen tek konc

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në dy muajt në vijim do të jenë në terren në kuadër të fushatë antiinformalitet.

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autovetu

Ministria e Financave ka bërë me dije se më 13 nëntor të këtij viti do të nxjerrë në ankand 9,8 miliardë lekë në Bono Thesari.

Monedha e përbashkët e ka nisur javën e zhvlerësuar përkundjet monedhës vendase.

Gjatë prezantimit të  pr.ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave dhe Ekonimisë Arben Ahmetaj tha

Nëse do të mbyllni kursimet tuaja në lekë në një bankë për një vit, në fund të 12 muajve kthimi nga ky investim do të jetë minimal.