Forcohet ndjeshëm euro, me rritjen më të madhe ditore që nga qershori

10/01/2019 - 13:54

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë. Kjo është rritja ditore më e madhe që prej qershorit të 2018-s.

Monedha e përbashkët ka rikuperuar pikë kundrejt lekut që nga data 27 dhjetor duke u forcuar me 2.2 pikë kundrejt monedhës vendase.

Forcimi i euros po ndikohet kryesisht prej efekteve sezonale. Aktorët e tregut e argumentojnë rritjen e euros me akumulimet e të ardhurave të kompanive gjatë ditëve të fundit të 2018-s. Ata presin që ky forcim i euros të vijojë edhe për ditë gjatë muajit janar deri në përfundimin e afateve për pagesat e detyrimeve në Tatime.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

Gjatë muajit dhjetor euro po zhvlerësohej me shpejtësi ndaj monedhës vendase dhe sipas ekspertëve arsyeja kryesore ishte qarkullimi i ulët i parasë në ekonomi. Për bizneset, ditët e fundit të vitit që lamë pas, shënuan një rritje të aktivitetit dhe akumuluan të ardhura të cilat po i këmbejnë këto ditë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në forcimin e euros janë tregjet ndërkombëtare. Euro po këmbehet aktualisht në nivelin e 1.15 dollarëve, niveli më i lartë që prej tetorit.

Një faktor që ndikoi ishin konvertimet e kapitalit të disa bankave nga euro në lekë, që erdhi si rrjedhojë e procesit të shkrirjes së disa bankave (Veneto u përthith nga Intesa dhe NBG nga ABI Bank). Këtyre iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Shitblerjet e bankave pritet të vazhdojnë, teksa disa transaksione janë ende në proces dhe mund të kërkojnë sërish konvertim kapitali.

Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë shtuar ofertën për valutë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, kur filloi dhe rënia e euros është rritja e hyrjes së valutës informale, e cila rezulton se po pastrohet në vend. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbre

Nëse avioni juaj vonohet më shumë se tre orë, keni mundësinë që të kërkoni kompensim, teksa kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen që

Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e

Më pak sipërmarrës po marrin iniciativën që të hapin një biznes të ri në Shqipëri.