Fullani: Ja sjellja e agjentëve të tregut financiar

11/02/2013 - 18:24

TIRANË, 11 shkurt 2013 - Përcjellja në ekonomi e efekteve të politikës monetare lehtësuese është frenuar nga rritja e primeve të perceptuara të rrezikut dhe nga ndryshimi i sjelljes së agjentëve të tregut financiar, dhe të ekonomisë reale, ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Në gjysmën e parë të vitit 2012, tregu primar vendas u përball me ndryshime strukturore, të rrjedhura nga zbatimi i masave shtrënguese të reja nga autoritetet mbikëqyrëse Evropiane, tha Fullani.

Ky zhvillim ndikoi në ruajtjen e normave relativisht të larta të yield-eve, pavarësisht kahut lehtësues të politikës monetare dhe rënies së normave afatshkurtra të interesit në tregun e parasë, vërejti kreu i Bankës së Shqipërisë.

Normalizimi i tregut primar në gjashtëmujorin e dytë u reflektua në rënie progresive të yield-eve gjatë kësaj periudhe, deklaroi Fullani.

Kjo prirje duket të jetë përcjellë dhe në koston e kredisë në lekë për sektorin privat, ndonëse me një intensitet më të ulët si pasojë e primeve të rrezikut që reflektohen në çmimin e kredisë për agjentët privatë, mendon Baka e Shqipërisë.

Në përgjithësi, huamarrja e kontrolluar e sektorit publik në tregun e brendshëm të parasë, zgjerimi i bazës së investitorëve në letrat me vlerë të Qeverisë, si dhe stabilizimi i primeve të rrezikut në ekonomi, krijojnë premisa për funksionimin më të mirë të kanaleve të transmetimit në të ardhmen, është optimist guvernatori i parave shjqiptare.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë beson se qëndrueshmëria afatgjatë e borxhit publik dhe kufizimi i huamarrjes publike në tregun e brendshëm të parasë ndihmon në rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe në rritjen e hapësirave për kreditimin e sektorit privat të ekonomisë. 

 

th. m./Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku