Garancia sovrane/ Qeveria ndryshon vendimin: Shteti do të paguajë interesat e kredisë për bizneset

11/05/2020 - 20:53

Qeveria ka ndryshuar vendimin i cili i hap rrugë aplikimit të bizneseve të mëdha për të marrë kredi të buta në bankat e nivelit të dytë për pagat e punonjësve. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare qeveria ka vendosur që të marr përsipër për të rimbursuar interesat për garancinë sovrane për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat pra thënë ndryshe shteti do të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin duke përdorur fondin e garancisë.

‘MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje’.

Sipas vendimit, nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë. Gjithashtu huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave në formë elektronike dhe të shkruar.Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën Hua që Huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë Marrëveshje.

Por nga ana tjetër qeveria ka shtrënguar masat për marrjen e kësaj kredie për pagat e punonjësve për ato biznese që janë kreditorë të këqij pra bizneset që kanë kredi me probleme nuk mund të përfitojnë nga garancia sovrane 1.

‘Huamarrësi nuk duhet të këtë kredi me probleme (këto sipas definicionit të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr.62, datë 14.9.2011 “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, të ndryshuar), në muajin shkurt 2020’.

Në total fondi për të garantuar këtë hua është11 mld leke, dhe bën që të përfitojnë të gjitha sipërmarrjet të cilat do të kërkojnë deri në 3 muaj financim për pagat e punonjësve.Kusht është vendosur që të dorëzohen të gjitha borderotë e punonjësve, sipas pagës që u derdhet në bankë, por nuk do të mund të merret kredi për rrogat që janë më të larta se 150 mijë Lekë në muaj. Disa ditë më parë Banka e Shqipërisë bëri të ditur se deri me tani janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalente rreth 1 mld lek nga garancia sovrane por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% s

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri, që i gjen në çdo cep.

Pandemia e koronavirusit po nxit rritjen e ekonomisë përmes qëndrimit në shtëpi.

Marrëveshja e kredisë me vlerë 139.3 milionë SDR e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë thotë se interesi i paguar p