Gazetari analizon: Si u rrit me 2.5 herë kostoja e rrugës Milot-Balldren?

23/05/2019 - 21:09

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, tregon sesi sipas tij, kostoja e rrugës Milot-Balldren, u rrit 2.5 herë. 

Sipas Tomorrit, ndonëse në dhjetor të vitit 2017 kostoja e koncesionit të rrugës Milot-Balldren u programua nga vetë qeveria me një vlerë prej 110 milionë euro, në vetëm 1 vit e gjysëm, kjo kosto është rritur me rreth 2.5 herë nga vlera fillestare, duke shkuar në 256 milionë euro. Gazetari shprehet më tej, se është kjo rritje që ka shtyrë FMN-ë që të kërkojë nga qeveria që të bllokojë ofertat e pakërkuara.

Shkrimi i plotë:

Kur qeveria programoi per here te pare ndertimin me koncesion te rruges Milot-Balldren, kostoja zyrtare e percaktuar ne buxhet ishte 14 miliarde leke ose rreth 110 milione euro.

Tenderi u be ne tetor te vitit te kaluar dhe u fitua nga kompania ANK. Por kostoja nga 14 miliarde leke qe ishte programuar ne buxhet, kerceu ne 20.1 miliarde leke. Qeveria e justifikoi rritjen me rreth 50 per qind te fatures me faktin se projekti kishte ndryshuar dhe rruges i ishin shtuar kalimet dytesore plus ndertimi i hyrje-daljeve per fshatrat perreth.

Por nuk mbaroi me kaq. Kjo ishte vetem vala e pare e cmendurise. Pas rritjes me 50 per qind nga programimi buxhetor deri ne tender, kostoja e rruges Milot Balldren eshte rritur edhe me 60 per qind te tjera pas tenderit.

Nje jave me pare Keshilli i Ministrave miratoi kontraten e koncesionit per Milot -Balldren. Edhe pse tenderi per kete rruge u fitua 20.1 miliarde leke, ne total taksapaguesit shqiptare do t’i paguajne kompanise koncesionare plot 32 miliarde leke. Pra 11.9 miliarde leke shtese ose 90 milione euro me shume se sa cmimi i tenderit. Ketu nis historia tjeter.

Shtesa prej 90 milione eurosh eshte ajo qe teknikisht quhet kosto e kapitalit. E thene me thjesht, ky eshte interesi qe qeveria do i paguaje kompanise koncesionare, meqenese ajo do e ndertoje rrugen me parate e veta, ndersa buxheti do e shlyeje me keste per 13 vjet. Dhe fatura per qytetaret rritet.

Pra ne dhjetor te vitit 2017 kostoja e koncesionit te rruges Milot-Balldren u programua nga vete qeveria 110 milione euro. Por ne vetem 1 vit e gjysme, fatura totale e saj kerceu ne 256 milione euro. Gati dy here e gjysme me shume.

Kjo rritje drastike, eshte arsyeja se pse FMN i kerkon qeverise te bllokoje ofertat e pakerkuara. Mekanizmi i ofertes se pakerkuar e ben tenderin thuajse fiktiv dhe pa gare, jo vetem ne aspektin praktik, por edhe ate ligjor. Per dy arsye. Se pari bonusi prej 10 per qind te pikeve qe qeveria i jep ofertuesit te pakerkuar para tenderit, praktikisht e ben ate fitues te paracaktuar ne tender.

Se dyti, edhe ne kete gare te kufizuar, kompanite qe marrin pjese ne tender garojne vetem per cmimin e ndertimit. Pasi shpallet fituesi, Ministria e Infrastruktures negocion koston e interesit koke me koke me kompanine private. Pra kostoja e interesit, e cila eshte sa 40 per qind fatures totale, nuk behet me gare, por me negocim te drejteperdrejte, ne nje tavoline zyre apo ndoshta edhe private mes drejtuesve te ministrise dhe kompanise private.

Si mund te lihet nje institucion te negocioje koke me koke pa asnje gare, 90 milione euro prokurim? Kjo eshte e paligjshme. Eshte njesoj sikur nje institucion publik te shpenzoje 90 milione euro nga parate e qytetareve pa asnje tender, por me negociata te drejteperdrejta.

Ligjerisht do duhej qe gara e koncesioneve te behej per te gjithe vleren e fatures, pra jo vetem koston e ndertimit te rruges, por koston e ndertimit plus koston e kapitalit. Ne te kundert, ndodh kjo qe ndodhi. Nje rruge qe u nis me 100 milione euro, do ta paguajme 256 milione euro. Dy here e gjysme me shume, gosti per firmen e afert me nje ish deputet te Partise Socialiste, shume i afert me kryeministrin Edi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmime

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, monedha e vendit është ajo që e pëson, duke

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore

Nga data 25 qershor 2019, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse

Ditën e sotme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Mbre