Germania, linja low cost që do hynte në Shqipëri, ka shpallur falimentin

06/02/2019 - 08:50

Lajme jo të mira për shqiptarët, të cilët njoftimin e vjeshtës së kaluar për hyrjen në treg të një tjetër linje ajrore low-cost, e pritën me entuziazëm. Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë ajrore me bazë në Berlin, “Germania”, e cila sipas mediave vendase, ka paraqitur kërkesën për falimentim. Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet.

Në tetor të vitit të shkuar, u mësua se Germania do të hynte në tregun shqiptar. Lajmi u bë i ditur asokohe për “Monitor” nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai. ‘Germania’ ka hyrë ndërkohë prej thuajse dy vitesh në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.

Në faqen e internetit të kompanisë nuk u publikuan destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës, ndërsa pak ditë më vonë, linja ajrore me bazë në Zvicër Germania Flug bëri me dije se do nisë fluturimet nga Zyrihu në Tiranë verën e 2019-s.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke, në njoftimin e dhënë për shtyp.“Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, veçse të kërkojmë falimentimin”.

“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.

Por, bëhet e ditur se nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flug” dhe “Bulgarian Eagle”. Fluturimet me  “Swiss Germania Flug” nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të parashikuar por ende nuk ka asnjë njoftim për planet e kësaj vere për të nisur fluturimet me Shqipërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar edhe një herë subjekteve që dividenti që paguhet brenda datës 20 gusht është 8%.

Euro vazhdon të bjerë në mënyrë të frikshme në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut.

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 g

Hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur më tej në vitin 2018.

Teksa ekonomia po tenton të shkojë drejt dixhitalizimit, mbajtja e parasë cash do të bëhet gjithnjë më e shtrenjtë dhe më e vështirë.

Në periudhën janar-korrik të këtij viti përveç udhëtarëve, tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra, ose

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot në tregun e këmbimit poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gji